LAJMI I FUNDIT:

Spanjollët nuk e harrojnë skandalin me puthje, mediumi Marca kërkon nga presidenti i federatës të japë dorëheqje

Spanjollët nuk e harrojnë skandalin me puthje, mediumi Marca kërkon nga presidenti i federatës të japë dorëheqje

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales kërkoi falje për puthjen në bonë drejt lojtares Jenni Hermoso, gjatë dhënies së medaljeve të arta për Kupën e Botës të fituar.

Sipas mediumit më të madh sportiv spanjoll, Marca, ai nuk e bëri këtë me sinqeritet të mjaftueshëm.

Përkatësisht, gazeta e njohur sot shkruan se hapi i radhës i Rubiales duhet të jetë dorëheqja e tij.

Deklarohet për herë të parë presidenti i federatës spanjolle për skandalin e shkaktuar pas finales së Botërorit
Lexo po ashtu Deklarohet për herë të parë presidenti i federatës spanjolle për skandalin e shkaktuar pas finales së Botërorit

“Rubiales nuk ka më të drejtë të kërkojë falje apo të mbrohet. Për të shmangur sikletin, është mirë që ai të japë dorëheqjen deri të premten”, shkruan Marca.

Kujtojmë se të dielën spanjollët mundën Anglinë me rezultat 1-0 në finalen e Botërorit dhe para se të ngrinin kupën e fituesit, lojtarët morën një nga një medaljet e arta.

Aty ishte edhe Rubiales, dhe kur Hermoso kaloi, ai e përqafoi dhe e tërhoqi kokën drejt tij me duar dhe e puthi në buzë, pas së cilës ai qeshi.

Siç pritej, pamjet televizive u përhapën shpejt në rrjetet sociale, ndërsa Hermoso më vonë në dhomat e zhveshjes në një transmetim live në Instagram, duke qeshur tha se nuk i pëlqeu.

Federata e Spanjës do të mbajë Asamblenë e Përgjithshme urgjente këtë javë pas skandalit të puthjes së presidentit Rubiales
Lexo po ashtu Federata e Spanjës do të mbajë Asamblenë e Përgjithshme urgjente këtë javë pas skandalit të puthjes së presidentit Rubiales

Më pas, Kombëtarja Spanjolle kërkoi që Gjykata e Lartë e Sporteve të hetojë këtë çështje dhe ta mbrojë atë dhe kolegët e saj nga sulmet dhe abuzimet e padëshiruara si ky. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet numri që do ta mbajë Mbappe në fanellë si lojtar i Real Madridit

Zbulohet numri që do ta mbajë Mbappe në fanellë si lojtar i Real Madridit

La Liga
Cristiano Ronaldo i dërgon një mesazh Mbappes pas transferimit tek Real Madridi

Cristiano Ronaldo i dërgon një mesazh Mbappes pas transferimit tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Ancelotti i bën një kërkesë të veçantë Kroosit pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti i bën një kërkesë të veçantë Kroosit pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës po e konsideron largimin - pritet transferimi tek Arsenali

Ylli i Barcelonës po e konsideron largimin - pritet transferimi tek Arsenali

La Liga
Si do të duket formacioni i Real Madridit sezonin e ardhshëm? – yje si Vinicius, Mbappe, Bellingham udhëheqin

Si do të duket formacioni i Real Madridit sezonin e ardhshëm? – yje si Vinicius, Mbappe, Bellingham udhëheqin

La Liga
Kalo në kategori