Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, për vdekjen e babait të tij.
Bahri Beci, shkencëtar dhe akademik, ka vdekur të dielën e 20 gushtit.
“Shpresoj që ky telegram të ju gjejë mirë bashkë me familjen tuaj. Me pikëllim e kam lexuar njoftimin për vdekjen e babait tuaj, Bahri Becit, të dielën e 20 gushtit. Më lejoni që nëpërmjet këtij telegrami, të ju përcjell ngushëllimet e mia më të ndjera për babain tuaj, Bahri Becin, shkencëtarin e shquar të studimeve gjuhësore dhe akademikun e nderuar të dy akademive tona”, thuhet në telegramin e Kurtit.
Ai tutje ka kujtuar se emrin e akademik Bahri Becit e ka hasur për herë të parë pak vite pas luftës në Kosovë, kur mes librave të kolanës “Fryma”, ka hasur edhe librin “Probleme të politikës gjuhësore dhe të planifikimit gjuhësor në Shqipëri”.
“Atë kohë, në Kosovën e sapoçliruar dhe të hapur për diskutime të lira, flitej dhe debatohej ndër të tjera edhe për dallimet mes dialekteve të shqipes dhe nëndialekteve të gjuhës sonë, tema këto që akademiku Bahri Beci i ka trajtuar e studiuar seriozisht dhe me kompetencë profesionale në aq shumë vepra dhe punime shkencore”.
“Kurdo dhe sido që vdesin prindërit, cilado qoftë mosha e tyre dhe mosha jonë, gjithmonë është tronditje emocionale dhe goditje shpirtërore. Jam i sigurt që akademik Bahri Beci, siç na la gjithë ato vepra të shkruara, juve si familje e tij duhet të ju ketë lënë edhe shumë kujtime familjare me vetë shembullin e jetës së tij. Shpresoj që mes veprave të shkruara dhe kujtimeve të babait tuaj, ta gjeni forcën për ta përballuar këtë dhimbje, në të cilën nuk jeni vetëm”, ka përfunduar kryeministri në telegramin e ngushëllimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze