LAJMI I FUNDIT:

Ylli i serialit legjendar “Only Fools and Horses” do të shfaqet në episodet e reja të “Frasier”

Ylli i serialit legjendar “Only Fools and Horses” do të shfaqet në episodet e reja të “Frasier”
(Foto: Paramoun+/ES)

Nicholas Lyndhurst, i njohur për publikun për rolin e Rodney Trotter në serialin kult “Only Fools and Horses”, do të shfaqet në vazhdimin e komedisë televizive “Frasier”, që rikthehet në ekranin e vogël pas 17 vitesh.

Një nga seritë komike më të popullarizuara ndonjëherë, është gati të rikthehet në ekranin e vogël.

Por, derisa shumëkush e priste me padurim rikthimin e personazheve të tyre të preferuar, pakkush mund ta imagjinonte zgjedhjen befasuese të yllit të “Only Fools and Horses” në episodet e reja.


Lyndhurst është më së shumti i njohur për portretizimin e Rodney Trotter, vëllai i vogël i protagonistit kryesor, Del Boy në serialin që zgjati plot 20 vjet (1981–2003).

Ishte raportuar më parë se aktori mund të mos i kthehej më profesionit pas humbjes së papritur të djalit të tij 19-vjeçar, i cili humbi jetën pasi pësoi hemorragji në tru.

Megjithatë, 62-vjeçari mori një ofertë të papritur për t’u shfaqur në ribërjen e “Frasier”, i cili po rikthehet pas 17 vitesh.

Fansat janë mahnitur nga fotografitë e realizuar në setin e xhirimeve aq sa kishin menduar se ishe një fotomontazh.

Megjithatë, protagonisti kryesor i serialit, Kelsey Grammer, konfirmoi se aktori britanik do ta portretizojë rolin në vazhdimin e ri të komedisë televizive. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Fansat nuk mund të ndalojnë së komentuari fotografitë seksi të David Beckham për reklamën e re të

Fansat nuk mund të ndalojnë së komentuari fotografitë seksi të David Beckham për reklamën e re të "Boss"

Magazina
Pas dy vitesh lidhje, Enca ndahet nga i dashuri afrikan?

Pas dy vitesh lidhje, Enca ndahet nga i dashuri afrikan?

Magazina

"Me zarfa të zi, Jena VIP, po na shikon një Shqiptari" - publikohet kënga e G Banit e realizuar në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Ditë zie për Kim Kardashian, shoqja e saj e ngushtë e fëmijërisë ndahet nga jeta pas një beteje shëndetësore

Ditë zie për Kim Kardashian, shoqja e saj e ngushtë e fëmijërisë ndahet nga jeta pas një beteje shëndetësore

Magazina
Kalo në kategori