LAJMI I FUNDIT:

Serena Williams bëhet nënë për herë të dytë

Serena Williams bëhet nënë për herë të dytë
Foto: Screenshot/Instagram

Serena Williams është bërë nënë sërish.

Ylli i tenisit njoftoi se ka mirëpritur fëmijën e dytë, një vajzë të quajtur, Adira River Ohanian.


“Mirë se vjen engjëlli im i bukur”, ka shkruar ajo.

@serenaWelcome my beautiful angel♬ original sound – Serenawilliams

Në klipin, i cili u vendos në melodinë e “Beautiful” të Bazzi-t, Williams dhe bashkëshorti i saj, Alexis Ohanian, u panë të ulur pranë një tavoline, duke u përqafuar dhe duke ndarë një puthje me njëri-tjetrin.

Reagimi i mrekullueshëm i vajzës së Serena Williams kur mësoi se do të bëhet motër e madhe
Lexo po ashtu Reagimi i mrekullueshëm i vajzës së Serena Williams kur mësoi se do të bëhet motër e madhe

Nga ana tjetër, bashkëshorti i Williams ndau gjithashtu disa fotografi në Instagram duke shkruar: “Mirë se vjen, Adira River Ohanian”.

“Jam i lumtur të njoftoj se familja jonë ka mirëpritur një vajzë të shëndoshë”, shtoi ai.

“Serena Williams më ke dhënë një dhuratë të pakrahasueshme. Faleminderit të gjithë stafit mjekësor që u kujdes për gruan dhe vajzën tonë. Nuk do ta harroj kurrë momentin kur e prezantova Olympian me motrën e saj të vogël”, theksoi mes tjerash Ohanian.

Serena dhe Adira, 40 vjeçar, mirëpritën Olympian në shtator të vitit 2017.

Të njëjtit kujtojmë që janë të martuar që nga nëntori i vitit 2017. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën "Titan"

Magazina
Don Xhoni ndalohet nga policia me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan

Don Xhoni ndalohet nga policia me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Do t'ju denoncoj të dyve në polici", Egla shpërthen ndaj Julit dhe Meritonit

Magazina
Kalo në kategori