LAJMI I FUNDIT:

Agjencia e Mediave dënon sulmin ndaj ekipit të “Alsat”

Agjencia e Mediave dënon sulmin ndaj ekipit të “Alsat”

Agjencia e shërbimeve audio dhe audiovizuale dënon sulmin e një dite më parë ndaj kameramanit dhe gazetareve të televizionit Alsat si dhe kërcënimet ndaj tyre.

“Të gjitha llojet e sulmeve ndaj punonjësve mediatik janë absolutisht të papranueshme dhe në asnjë moment siguria e tyre nuk guxon të vihet në pikëpyetje.

Kërcënimet me jetë paraqesin vepër serioze dhe ata që shkelin ligjin duhet të sanksionohen në mënyrë përkatëse me qëllim të parandalimit të veprave të tilla dhe të ngjashme në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Agjencisë së Mediave.


Më tej Agjencia e Mediave thekson domosdoshmërinë e krijimit të kushteve për kryerje të sigurte dhe profesionale të detyrës të përfaqësuesve të mediave.

Kërcënohet me jetë ekipi i Televizionit “Alsat”, personi sulmoi fizikisht kameramanin
Lexo po ashtu Kërcënohet me jetë ekipi i Televizionit “Alsat”, personi sulmoi fizikisht kameramanin