LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Procesi i ndryshimeve kushtetuese është i hapur, do të sigurohet shumica e nevojshme

LSDM: Procesi i ndryshimeve kushtetuese është i hapur, do të sigurohet shumica e nevojshme

Blloku proevropian i udhëhequr nga LSDM-ja do të bëjë gjithçka për të kaluar bllokadën e rrugës evropiane të vendosur nga OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Procesi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë sapo ka filluar. Aktualisht mbi 70 deputetë e mbështesin, do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar shumicën e nevojshme”, njoftoi paraditen e sotme LSDM në pushtet.

Nga atje thonë “e ardhmja e RMV-së është në BE, atë e dëshirojnë 80 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, si dhe një e katërta e votuesve të OBRM-PDUKM-së.


“Përkrahjen për rrugën evropiane të vendit e kanë shprehur shumë përfaqësues të lartë evropianë, ndër ta më e fundit është presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, e cila mbrëmë deklaroi se Maqedonia e Veriut i përket BE-së dhe u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike në vend që të mbështesin rrugën evropiane.

Siç e siguroi anëtarësimin në NATO, ashtu siç siguroi fillimin e negociatave me BE-në, ashtu edhe LSDM-ja së bashku me bllokun evropian do të sigurojnë anëtarësim në BE, me identitet të mbrojtur dhe të konfirmuar maqedonas, përkundër bllokadave nga OBRM-PDUKM dhe E Majta”, thonë LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bora në viset malore, vazhdon pastrimi i trotuareve dhe hyrjeve në zonën e vilave në Brezovicë

Bora në viset malore, vazhdon pastrimi i trotuareve dhe hyrjeve në zonën e vilave në Brezovicë

Lajme
Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan

Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan "Kosova dhe Metohija": Si serb kurrë nuk do ta pranoj Republikën e Kosovës

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

Lajme
Kalo në kategori