Sistemi i drejtësisë në Kosovë më shumë se asnjëherë më parë është aktivizuar në ndjekjen dhe dënimin e personave që kërcënojnë apo kanosin në rrjetet sociale. Kështu, në javët e fundit janë shqiptuar disa gjoba për këtë qëllim. Megjithatë, më shumë se dënimet, një edukim për mënyrën e përdorimit të mediave, vlerësohet si një zgjidhje më e mirë.
Tre persona janë dënuar në tri ditët e fundit, për komentet kërcënuese të cilat i bënë në rrjetet sociale.
Dy prej rasteve kishin të bëjnë me kanosje ndaj dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kurse një tjetër për një gazetar.
Në të gjitha këto raste, u dënuan mërgimtarë, por që sigurisht nuk janë të vetmit, dhe kërcënimet e kanosjet janë bërë të zakonshme në rrjete sociale.
“Konsideroj fillimisht se theksi nuk duhet të vihet se ata janë mërgimtarë, sepse është një problematikë mjaft e shprehur këtu në Kosovë, ku konsideroj që një pjesë e madhe e popullsisë nuk janë fare të vetëdijshëm për pasojat e komunikimeve të tyre në rrjetet sociale në veçanti. Konsideroj se institucionet e drejtësisë duhet të kenë kampanja vetëdijësuese ku qytetarëve u bëhet e ditur se postimet e tyre kërcënuese, postimet e tyre që nxisin gjuhë të urrejtjes, janë të sanksionuara dhe përbëjnë vepër penale”, ka deklaruar Labinot Leposhtica nga BIRN.
E më shumë rëndësi se dënimet, profesori universitar, Faton Ismajli, thotë se është edukimi.
“Edukimi formal ose jo formal për mënyrën e përdorimit të mediave është zgjidhja. Edhe edukimi i njerëzve që mos ta marrin drejtësinë dhe mos ta marrin rrjetin social si diçka hajgare. Rrjeti social është media, në të cilën ti duhet të kesh kujdes çka shkruan, sidomos kur kërcënon dhe kanos”, ka thënë Faton Ismajli.
Ai thekson se kohët e fundit, e ka vërejtur një trend në rritje që ka të bëjë me kërcënimet online.
“Duket se ka edhe lidhje partiake. Pra, kryesisht përkrahësit e një partie politike, në këtë rast partisë në pushtet kanë bërë kërcënime. Duket se ata janë të përfshirë në emocionet, në manipulimet që ua ka shkaktuar partia për t’i përkrahur, mirëpo ata kanë shkuar një hap më tutje. Nuk po dinë ta dallojnë përkrahjen nga kërcënimet, nga kanosja”, ka shtuar Faton Ismajli.
Caku më i shpeshtë i kërcënimeve përmes rrjeteve sociale, janë politikanët dhe gazetarët.
Madje, shumë përdorues të rrjeteve sociale, nuk i ndalën fyerjet e kanosjet edhe në rastet kur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njoftoi për ndonjë sulm ndaj gazetarëve në veriun e Kosovës.
“Edhe po punoni në shërbim të tyre, edhe po ju pagujn, e ne fund po ju rrehin. Qeshtu gjithë e kanë …, kur ta hupin betejen i rrahin bashkëpunëtorët e tyre”./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje