Sindikata e Policisë së Kosovës tanimë ka humbur shpresat se do të ketë shtesë për rrezikshmëri. Është muaji i shtatë që Policia e Kosovës nuk është paguar për shtesat e rrezikshmërisë dhe ende nuk dihet nëse ata do të paguhen.
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri thotë se shqetësim tjetër është edhe dorëheqja vullnetare e pjesëtareve të Policisë së Kosovës.
Kreu i kësaj sindikate i ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të reagojnë lidhur me kërkesat e tyre, në të kundërtën numri i dorëheqjeve do të jetë mjaft i madh.
Zeqiri thotë se pavarësisht thirrjeve të shumta te institucionet, ende nuk kanë marrë përgjigje nëse do të ekzekutohen shtesat e rrezikshmërisë.
“Sa i përket shtesës për rrezikshmëri në Policinë e Kosovës, tanimë ky është muaji i shtatë për të cilën ende nuk kemi ndonjë konfirmim të qartë se çfarë po bëhet, përveç atë se thuhet se është duke punuar komisioni i cili është caktuar për këtë çështje. Dëshpërimi dhe pakënaqësia tek PK-ja është jashtëzakonisht e madhe, sikur në një formë më veç jemi dorëzuar dhe kemi humb shpresat se do të ketë shtesë për rrezikshmëri”, thotë Zeqiri për KosovaPress.
Ai shton se nga kushtet jo të mira në Policinë e Kosovës, vetëm këtë vit janë rreth 50 dorëheqje vullnetare.
“Janë shqetësuese dorëheqjet vullnetare në Policinë e Kosovës. Deri më tani, vetëm brenda këtij viti, kemi rreth 50 dorëheqje, e që vazhdimisht kam informacione, çdo të tretën ditë, së paku kemi nga një dorëheqje, dhe shumica dorëheqjeve janë nga shkaku i kushteve jo të mira, dhe shkaku i një page që nuk i mbulon shpenzimet për të siguruar ekzistencën për një familje së paku katër anëtarësh”, shton ai.
Po ashtu, për pakënaqësitë e punonjësve policorë lidhur me kushtet e punës, kjo sindikatë para një muaji ka filluar me veprime sindikale duke dorëzuar në Kuvend një peticion, në të cilin kanë nënshkruar 62 për qind e pjesëtarëve të PK-së.
Të njëjtit për këtë po presin reflektim nga Qeveria.
“Kemi filluar me veprime sindikale, rreth një muaj e kemi dërguar një peticion i cili është organizuar nga sindikata, e kemi dërguar në Kuvend, dhe një kopje tek Avokati i Popullit. Po presim reflektim rreth këtij peticioni, ku janë të nënshkruar 62 për qind e gjithë pjesëtarëve të PK-së, duke përfshirë edhe stafi civil dhe të uniformuar. Na ka penguar të plotësohet më shumë ky numër, planet operative e situata në veri që ka qenë, ndryshe mbi 95 për qind e punonjëseve janë të pakënaqur me kushtet. Ne po presim një reflektim nga institucionet shtetërore, qoftë nga presidentja, kryeparlamentari dhe Qeveria. Ky peticion do të aktualizohet në fillim të shtatorit për shkak të pushimeve”, thekson Zeqiri.
Mes tjerash, ai përmend kërkesat e parashtruara në peticion.
“Në këtë peticion janë cekur shumica e kërkesave, si shtesa e rrezikshmërisë, shtesat e veçanta për stafin civil të cilëve edhe atyre ju është ndaluar, kemi kërkuar klasifikimin në koeficient, shujta ditore, paga e 13-të, tre paga përcjellëse të cilat ky ligj i ka anuluar, zbritja e përvojës të punës nga 0.5 në 0.25 për 15 vitet e para, mandej sigurimi shëndetësor dhe ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare”, përmend ai.
Kujtojmë se flota operative dhe punëtorët e Departamentit Mbështetës Operativ në Policinë e Kosovës kanë protestuar të martën në vendet e tyre të punës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre për pagat, përkatësisht për mosrregullimin e vlerës së koeficienteve të pozitave të punës.
Ligji për Paga, i cili është në fuqi nga muaji shkurt, kishte përcaktuar vlerën e koeficientit të pagës në sektorit publik 105 euro.
Megjithatë, ky Ligj, me kërkesë të Avokatit të Popullit, është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
Lidhur me këtë, Avokati i Popullit kishte pranuar ankesa nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, zyrtarë komunalë të arsimit, infermierë, mjekë, Sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucione e organizata të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025