Klori shkakton makthin më të madh: Shqetësimet që mund t’u ndikojnë në trup dhe në organizëm
Klori hidhet në pishina për dezinfektim dhe vret bakteret dhe viruset me shumë sukses, por mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore
Nuk ka asgjë më të këndshme në verë sesa freskimi në pishinë, por duhet të keni shumë kujdes, sepse ekspertët thonë se uji i klorur mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.
Shkakton irritime të lëkurës
Klori në vetvete nuk është aq i dëmshëm, por kur përzihet me djersën, urinën, bakteret dhe vajrat e trupit, zhvillohet një reaksion kimik që mund të shkaktojë probleme.
Sa më e fortë të jetë era e klorit, aq më e rrezikshme bëhet pishina.
Përpara se të hyni në pishinë, rekomandohet që të bëni një dush tërësisht në mënyrë që të largoni grimin dhe preparatet e tjera kozmetike nga trupi juaj që shkaktojnë reaksione të padëshiruara që ndodhin në kontakt me klorin, transmeton Telegrafi.
Rrezik për sytë
Sytë e dikujt janë më të ndjeshëm, por praktika konfirmon rastet e acarimit të shpeshtë të syve të atyre që lahen nëse ka shumë klor në ujë. Përndryshe, nëse është shumë pak, në pishinë zhvillohen baktere që mund të shkaktojnë konjuktivit.
Flokët bëhen jeshile
Flokët e lyer biondë në pishinë mund të marrin një ton të gjelbër. Nëse kjo ju ndodh, mos u frikësoni – aplikoni pak domate të pure ose keçap në mënyrë të barabartë në flokët tuaj të lagur. Lëreni të veprojë për pesëmbëdhjetë minuta dhe shpëlajeni. Pigmenti i kuq duhet të neutralizojë ngjyrën e gjelbër.
E than lëkurën
Klori jo vetëm që dëmton flokët, por edhe e than lëkurën. Prandaj, pas notit në pishinë dhe dushit më pas, sigurohuni që të aplikoni qumësht ose losion hidratues në trupin tuaj. Klori është gjithashtu i keq për nxirjen tuaj sepse mund të zbehë ngjyrën e errët që keni marrë në det.
Këshillë: Pas çdo noti në pishinë, dushi është i detyrueshëm! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën