Para shtimit të tensioneve me Kinën si edhe sinjaleve kërcënuese nga Koreja e Veriut, SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia afrohen më shumë.
Në një samit të tre vendeve, SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë u theksua solidariteti mes tyre dhe u dërgua një sinjal i qartë ndaj Kinës dhe Koresë së Veriut.
Presidenti amerikan, Joe Biden, presidenti koreano-jugor, Yoon Suk Yeol dhe kreu i qeverisë japoneze, Fumio Kishida u takuan në rezidencën e presidentit amerikan, Camp David pranë Uashingtonit.
Biden foli për një “epokë të re partneriteti”. Dhe jo “për një ditë, një javë apo një muaj, por për dekada e dekada”.
Yoon theksoi, se, Camp David do të “mbetet në kujtesë si një vend historik, në të cilën Republika e Koresë, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara bënë të ditur, se duan të forcojnë rendin botëror të bazuar në rregulla dhe do të luajnë rol kyç për të rritur sigurinë rajonale dhe mirëqenien”.
“Sjellje agresive” e Kinës në Indo-Paqësor
Në një deklaratë të përbashkët, Biden,Yoon dhe Kishida dënuan “sjelljen e rrezikshme dhe agresive të Kinës” në Detin Jugor Kinez.
“Ne jemi në mënyrë strikte kundër tentative për të ndryshuar status quonë në ujërat e Indo-Paqësorit”.
Kina, një fuqi ushtarake në rritje ngre pretendime për hapësira të mëdha në Detin Jugor Kinez.
SHBA fajësojnë udhëheqjen në Pekin prej kohësh, se ndjek një kurs të ekspansionit dhe se nuk kanë përjashtuar një pushtim ushtarak të Tajvanit.
Kina akuzon Uashingtonin nga ana e saj, se synon sundimin global.
Në fillim të korrikut, Republika Popullore e Kinës kishte apeluar tek Japonia e Koreja e Jugut, të rezistojnë “ndaj detyrimit për frikësim dhe sundim” pa e përmendur SHBA-në.
Konkretisht krerët e tre vendeve ranë në ujdi, krahas mbajtjes së takimeve të përvitshme dhe manovrave ushtarake të shtojnë shkëmbimin e informacionit për startimet e raketave dhe aktiviteteve kibernetike të Koresë së Jugut si edhe një bashkëpunim më të madh në mbrojtjen ndaj raketave balistike.
Po ashtu do të ketë një “hotline” për raste të veçanta krize.
Koreja e Jugut dhe Japonia – afrim për shkak të Koresë së Veriut
Që para samitit u konsiderua si sukses afrimi mes Japonisë dhe Koresë së Jugut.
Mes të dy vendeve si gjithmonë ka diferenca të mëdha në qëndrimet lidhur me zhvillimet historike në vitet 1910 dhe 1945, kur e gjithë Koreja ishte një koloni japoneze.
Atëkohë koreanët u dërguan në punë të detyruar dhe gratë u trajtuan si skllave seksi.
Ndërkohë si për Japoninë edhe Korenë e Jugut kërcënimi nga Koreja e Veriut luan rol vendimtar në forcimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë.
Udhëheqja koreanoveriore vazhdon me forcimin e programit atomik dhe raketor, ajo përdor një retorikë të ashpër kundrejt armikut të vjetër, SHBA.
Edhe vendi i samitit të parë mes të tre vendeve u zgjodh i mirëmenduar.
Camp David në shtetin federal, Maryland është një vend me simbolikë historike në diplomacinë botërore.
Ndër të tjera në vitin 1978 aty u arrit një marrëveshje historike mes Izraelit dhe Egjiptit që çoi në marrëveshjen e paqes më vonë mes dy vendeve. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!