LAJMI I FUNDIT:

Kina nis stërvitjet ushtarake në “paralajmërim të ashpër” ndaj Tajvanit pas vizitës në SHBA

Kina nis stërvitjet ushtarake në “paralajmërim të ashpër” ndaj Tajvanit pas vizitës në SHBA

Kina ka nisur stërvitjet ushtarake ajrore dhe detare rreth Tajvanit, duke thënë se stërvitjet ishin një “paralajmërim i ashpër për forcat separatiste në shtetin ishull” – një përgjigje që pritej nga Pekini pas një vizite të fundit të nënpresidentit të Tajvanit, William Lai në Shtetet e Bashkuara.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Komanda e Ushtrisë Çlirimtare Popullore e cila ka përgjegjësinë për zonën përreth Tajvanit, tha në një deklaratë të shkurtër të shtunën në mëngjes se po kryente patrulla të gatishmërisë luftarake detare dhe ajrore rreth Tajvanit.


Komanda lindore tha se stërvitjet u përqendruan në koordinimin anije-aeroplan për të testuar mbajtjen e kontrollit të hapësirës ajrore dhe detare dhe për të testuar aftësitë luftarake.

“Aftësia e forcave të armatosura për të luftuar në kushte reale luftarake do të testohet”, tha një zëdhënës i komandës lindore për Xinhua të Kinës.

Ministria e mbrojtjes e Tajvanit dënoi shpejt stërvitjet, duke thënë të shtunën se do të dërgonte forcat e duhura për t’u përgjigjur dhe se kishte aftësinë, vendosmërinë dhe besimin për të garantuar sigurinë kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Kalo në kategori