LAJMI I FUNDIT:

Hap dyert Derand Hotel, hoteli më i ri në kryeqytet

Hap dyert Derand Hotel, hoteli më i ri në kryeqytet

Në mbrëmjen e 17 gushtit, në një ceremoni madhështore, në praninë e kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama, ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe në praninë qindra mysafirëve të tjerë nga sfera të ndryshme, hapi dyert Derand Hotel, hoteli me arkitekturë moderne, me lokacion në qendër të Prishtinës.

Kryetari Rama dhe ministrja Hajdari uruan hapjen e Derand Hotel, duke theksuar se investime sikur ky i shtojnë vlerë kryeqytetit, e bëjnë atë më atraktiv për vizitorë e turistë që janë gjithmonë në kërkim të shërbimeve të cilësisë së lartë.

Derand Hotel me lokacion në Rrugën ‘Tirana”, pak metra larg shtatores së Presidentit Bill Clinton, me qasje të shpejtë në të gjitha rrugët e kryeqytetit, por edhe rrugët që të shpien në Aeroport e rrugët tjera magjistrale, ka në dispozicion gjithsej 78 dhoma, të shtrira në 7 kate.

Klientët kanë mundësi të zgjedhin dhomat si Superior Room, Deluxe Room, Premium Room, Junor Suite apo Premium Suite, të gjitha të disejnuara me arkitekturë moderne, duke ofruar edhe një pamje të veçantë të Prishtinës, nga një kënd i pa parë më herët.

Nga Derand Hotel deklaruan se për momentin shërbimet që hoteli ofron janë fjetja me mëngjes, ndërsa në një të ardhme shumë të afërt pritet të funksionalizohen edhe dhomat e konferencave. Gjithashtu hotelit pritet t’i shtohet edhe senzacioni i kryeqytetit, Rooftop asian fusion dhe në këtë formë, Hotel Derand bëhet padyshim destinacioni më atraktiv për vizitorët dhe turistët e kryeqytetit tonë, Prishtinës.

Nga sot, Derand Hotel është gati për të pritur mysafirët e parë, dhe siç thotë moto e tyre ‘Your second home’, Derand Hotel është gati që të jetë shtëpi e dytë për të gjithë mysafirët.

Për më shumë informacione:

Facebook: Derand Hotel

Instagram: Derand Hotel

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nënshkruhet marrëveshja për financimin e magjistrales Prishtinë - Mitrovicë me vlerë 13 milionë euro

Nënshkruhet marrëveshja për financimin e magjistrales Prishtinë - Mitrovicë me vlerë 13 milionë euro

Ekonomi
Sekreti më i ëmbël i Lubizhdës:

Sekreti më i ëmbël i Lubizhdës: "Gerti Foods" hap fabrikën moderne të prodhimit të produkteveve të pastiçerisë

Gerti Foods
Murati kritikon Kushtuesen: Ligji për Pagën Minimale nuk është në fuqi për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë

Murati kritikon Kushtuesen: Ligji për Pagën Minimale nuk është në fuqi për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë

Ekonomi
Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Fafa Resort
Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2” vie me oferta speciale për ju!

Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2” vie me oferta speciale për ju!

Spitali i Përgjithshëm Rezonanca 2
Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?

Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?

Botë
Kalo në kategori