LAJMI I FUNDIT:

Pas arrestimeve të sotme ministrja Hajdari thërret konferencë për media

Pas arrestimeve të sotme ministrja Hajdari thërret konferencë për media

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i njofton se ministrja Rozeta Hajdari sot do të mbajë konferencë për media ku do t’i informojë gazetarët për ngjarjet e fundit në këtë minsitri.

Takimi me gazetarë do të mbahet në orën 18:00 dhe ka të bëjë me arrestimet e sotme të dy zyrtarëve të kësaj ministrie dhe një biznismeni.


Nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetëror Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e dy personave gjatë aksionit të sotëm policor në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe të një biznesmen.

Ndryshe është raportuar se kryeministri, Albin Kurti, ka ftuar ministrat në mbledhje, përfshirë edhe Rozeta Hajdarin, pas bastisjeve me urdhër të Prokurorisë Speciale në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, ku u arrestuan tre persona.

Eksponentë të partive politike opozitare kanë reaguar pas ndalimit të dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe biznesmenit Ridvan Muharremit, nën dyshime për dallavere me rezervat shtetërore.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes një komunikate për media, ka thënë se mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore. /Telegrafi/