Unioni i Shoqatave Bjeshkatare në RMV kërkon largimin e kryqeve të vendosur nëpër male
Kryesia e Unionit të Shoqatave Bjeshkatare në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme ka njoftuar se një ndër pikat të cilat e kanë diskutuar është edhe ajo e vendosjes së kryqeve nëpër malet. Ata vlerësojnë se një gjë e tillë nuk është e nevojshme.
“U bisedua për një dukuri të pahijshme, që po vërehet gjatë ecjeve nëpër male, atë të vendosjes së kryqeve nëpër maje dhe emërtimi i majave, rasti më i freskët është në Parkun Nacional të Malit Sharr, diku në rajonin ndërmjet Majes Rudoka dhe Taumës së Madhe, është vendosur kryqi dhe është emërtuar maja me emrin Maja e Petrovit. Me këtë rast reagojmë ndaj kësaj dukurie dhe kërkojmë nga institucionet përkatëse, ti marrin të gjitha masat në pajtueshmëri me ligjet, MENJËHER ti largojnë kryqet e vendosur çdo kund nëpër male dhe personat e papërgjegjshëm që i kanë vendosur të marrin dënimin e merituar. Jemi për ruajtje të ambientit, respekt ndër fetar dhe tolerancë ndër njerëzore e JO urejtje dhe shovenizëm”, thuhet në reagimin e Unionit të Shoqatave Bjeshkatare.
Gjithashtu ata kanë njoftuar se nën udhëheqjen e Fari Rexhepi – kryetar i Unionit, anëtarët e kryesisë u informuan për punët e realizuara nga mbajtja e Kuvendit themelues, që u mbajt me 17 Qershor e deri më sot, dhe në veçanti u informuan në detaje për procedurën e jetësimit të Vendimit të Kuvendit, përkatësisht regjistrimit të Unionit, ku u tha se pas kërkesës së parashtruar në Regjistrin Qendror të RMV, me datë 01 Gusht është pranuar përgjigje pozitive se prej kësaj date Unioni i Shoqatave Bjeshkatare është subjekt i regjistruar në Regjistrin Qendror të RMV, dhe me këtë rast njoftohen Shoqatat bjeshkatare se dyert e Unionit janë të hapura për të gjitha shoqatat / klubet bjeshkatare për tu anëtarësuar në Unionin e Shoqatave Bjeshkatare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve