LAJMI I FUNDIT:

Tentoi t’i vë flakën këndit të lodrave, një burrë në Skoci për pak sa nuk e paguan vetë me jetë – kamerat e sigurisë kapin momentin

Tentoi t’i vë flakën këndit të lodrave, një burrë në Skoci për pak sa nuk e paguan vetë me jetë – kamerat e sigurisë kapin momentin

Një person për pak sa nuk e pësoi me jetë derisa tentoi t’i vë flakën një këndi të lodrave në Skoci.

Ekipet emergjente dhe zjarrfikësit ishin telefonuar pasi një kënd lodrash në qendrën tregtare në Mayfield, u përfshi nga zjarri, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një person tenton t’i vë flakën këndit të lodrave, por shpërthimi i zjarrit ishte aq i shpejtë sa që edhe ai u përfshi nga zjarri.

Duke parë se krahu i ishte përfshirë nga zjarri, fillon ta lëvizë me shpejtësi dhe vazhdimisht vraponte i kapluar nga paniku.

E policia në Skoci dhe ekipet e zjarrfikësve që arritën ta lokalizojnë zjarrin, po e cilësojnë rastin si zjarrvënie e qëllimshme. /Telegrafi/