LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon arkeologët që gërmuan në Ulpianë: Mbishkrimi në Kishën Paleokristiane, ndër zbulimet më të rëndësishme të vendit

Kurti takon arkeologët që gërmuan në Ulpianë: Mbishkrimi në Kishën Paleokristiane, ndër zbulimet më të rëndësishme të vendit

Në rrënojat e qytetit romak, lokaliteti i sotëm arkeologjik Ulpiana, jo shumë larg Prishtinës, arkeologët e Kosovës dhe të Francës kanë zbuluar një mbishkrim të perandorit Justinian (527-565).

Sipas kryeministrit Albin Kurti kjo është dëshmi e rrallë e lidhjes së perandorit Justinian me Dardaninë.

Kryeministri thotë se Dardania është vendi i origjinës së Justinianit dhe dëshmi e bashkëpunimeve të suksesshme ndërkombëtare.


“Mbishkrimi në Kishën Paleokristiane është ndër zbulimet më të rëndësishme në arkeologjinë e vendit, si dëshmi e identitetit dardan në antikitetin e vonë dhe mesjetën e hershme”, ka shkruar Kurti.

Osmani: Zbulimet e fundit në Ulpianë, paraqesin evidenca të rëndësishme për historinë e Dardanisë
Lexo po ashtu Osmani: Zbulimet e fundit në Ulpianë, paraqesin evidenca të rëndësishme për historinë e Dardanisë

Bashkë me ministrin Çeku dhe këshilltaren e tij, Nora Arapi, kryeministri Kurti në takim i priti e i falënderoi udhëheqësit e projektit “Gërmimet në lokalitetin arkeologjik Ulpiana”.

Arkeologu Christophe Goddard, përfaqësues i Universitetit “Ecole Normale Supérieure” në Paris, Arben Hajdari, profesor në Universitetin e Prishtinës dhe Milot Berisha, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Kosovës si dhe Tringa Berbatovci, studente e arkeologjisë së nivelit në Universitetin “Ecole Normale Supérieure” ishin mysafirë të kryeministrit Kurti.

“Falë punës, pasionit e dedikimit të arkeologëve në lokalitete të ndryshme, ato po bëhen qendra referuese për Kosovën teksa përkushtimi i Qeverisë mbetet i palëkundur, duke siguruar mbështetje të të gjitha formave, si teknike, shkencore ashtu edhe financiare”, ka shkruar tutje Kurti në Facebook./Telegrafi/