LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian tregon trupin e saj në bikini ngjyrë ari teksa shijon notin e mbrëmjes në Itali

Kim Kardashian tregon trupin e saj në bikini ngjyrë ari teksa shijon notin e mbrëmjes në Itali
Foto: Kim Kardashian/Instagram

Kim Kardashian, 42 vjeçare, ndau një sërë fotografish me bikini të mrekullueshme nga pushimet e saj në Pula.

Ajo shfaqi linjat e saj të lakmueshme të trupit, ku pozoi me bikini me material prej ari metalik teksa shijonte notin gjatë natës, shkruan DailyMail.

Ylli i “The Kardashians” mori një sërë pozash teksa nxirrte sendet e saj jashtë pishinës, duke shfaqur plotësisht fizikun e saj.


Ajo gjithashtu publikoi më shumë fotografi me bikini teksa pozoi në një biçikletë gjatë fotosesionit të bujshëm të natës.

Kim Kardashian thekson linjat e trupit në kostumin e ngushtë, teksa merr pjesë në koncertin e reperit Drake
Lexo po ashtu Kim Kardashian thekson linjat e trupit në kostumin e ngushtë, teksa merr pjesë në koncertin e reperit Drake

Kardashian fotografitë e saj i publikoj me mbishkrimin: “Not mbrëmje në Pula”.

Fotografitë e saj të mrekullueshme vijnë vetëm disa ditë pasi Kim përditësoi fansat mbi shpatullën e saj të thyer gjatë fundjavës.

Ylli Kardashian, hyri në Instagram të shtunën për të treguar se kishte thyer shpatullën dhe kishte lënduar ligamentin.

Ajo dha përditësimin teksa shijoi një ditë në liqen me fëmijët e saj dhe disa miq të ngushtë.

Kim u relaksua në një pajisje lundruese teksa varka e saj ishte ankoruar diku në liqen.

“Do të doja të zgjohesha duke lundruar, por shpatulla ime është ende jashtë funksionit”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Përditësimi erdhi pasi ajo zbuloi për herë të parë javën e kaluar se kishte vuajtur në heshtje nga lëndimi i saj i dhimbshëm. Është e paqartë saktësisht se si janë shkaktuar lëndimet e yllit Kardashian.

“Mirë, djema, diçka që ju nuk e dini për mua është se unë theva shpatullën time dhe këputa ligamentin”, shkroi ajo në Instagram në atë kohë.

Ajo vazhdoi: “Ne po fillojmë rehabilitimin, sot, dhe stërvitjet tona sepse duhet të kthehem në palestër”.

Sipërmarrësja miliardere vazhdoi të shpjegonte se po punonte me trajneren personale Melissa Alcantara, e cila më parë kishte pësuar të njëjtin dëmtim.

Ndërsa përgatitej për të rehabilituar shpatullën e saj, me shumë gjasa duke forcuar muskujt që e mbështesin atë, Kim tha se “asgjë” nuk do ta “mundte” atë.

Ndërsa është e paqartë saktësisht se si dhe kur ndodhën lëndimet e Kimit, ajo zakonisht dokumenton seancat e saj të para në palestër, të cilat zakonisht fillojnë në orën 5:30 të mëngjesit.

Më 5 korrik, trajnerja e saj personale Senada Greca, ndau rutinën e stërvitjes shumë të fuqishme të yllit në Instagramin e saj.

Në video, Kim Kardashian tregoi barkun e saj të tonifikuar me sytjena të zeza teksa u pa duke punuar shumë për të ngritur pesha të rënda dhe për të përsosur punën e saj të muskujve.

Ajo zgjodhi të shkonte zbathur për stërvitjen në palestër, ndërkohë që mbronte duart me një palë dorëza të zeza pa gishta ndërsa ngrinte peshat.

Gjatë stërvitjes intensive në pjesën e poshtme të trupit, Kim u pa duke bërë 30 përsëritje mbresëlënëse ecjeje, një rrotullim të shtytjeve të peshuara të ijeve dhe mbledhje me rripa.

Sipas trajneres së saj personale, me të cilin Kim ka punuar që nga janari, stërvitja përbëhej gjithashtu nga një ngrohje dhe rrotullim me shkumë.

Gjatë gjithë videos, Senada mund të shihej duke këshilluar dhe ndihmuar Kimin për të përsosur ngritjen e peshave, ndërsa ylli televiziv punonte për forcën e saj.

Duke dhënë një pasqyrë të mëtejshme mbi orarin e stërvitjeve të Kimit në një mbishkrim, Senada tregoi se si Kim gjithmonë e bën stërvitjen një përparësi kryesore, pavarësisht se sa e zënë është. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Magazina
Dua Lipa merr masa drastike për të shmangur grindjet me fqinjët, ndërsa punëtorët ndërtojnë pishinë të re me dorë në rezidencën e saj

Dua Lipa merr masa drastike për të shmangur grindjet me fqinjët, ndërsa punëtorët ndërtojnë pishinë të re me dorë në rezidencën e saj

Magazina
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles

Magazina
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi duken të mrekullueshëm në fotografitë nga pushimet

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi duken të mrekullueshëm në fotografitë nga pushimet

Magazina
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Kalo në kategori