LAJMI I FUNDIT:

Stevanoviq: Pacienti i tretë i cili u infektua me krime-kongo është në gjendje të qëndrueshme shëndetëore

Stevanoviq: Pacienti i tretë i cili u infektua me krime-kongo është në gjendje të qëndrueshme shëndetëore

Pacienti i sapo infektuar nga Velesi i cili vuan nga ethet e Krime-Kongo është në gjendje të mirë të përgjithshme. Ai është ankuar për temperatura të larta, dhimbje koke dhe dhimbje muskulore, pas së cilës ka kërkuar ndihmë mjekësore, thotë drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq, për rastin e tretë të sëmundjes në RMV, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Analizat e sotme, siç thotë drejtoresh, janë të rregullta, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë zhvillim të sëmundjes. Pacienti është në gjendje të qëndrueshme dhe po monitorohet.

Stevanoviq njofton se pacienti nga Velesi ka mundur të infektohet duke peshkuar përgjatë një pjese të lumit Vardar, ku ka gjemba të mëdhenj, lagështi, bar të lartë dhe është i pakalueshëm.


“Epidemiologët si dhe shërbimi veterinar janë të përfshirë në këtë monitorim epidemiologjik të etheve kongo-krime për hetime të mëtejshme”, tha Stevanoviq dhe njoftoi se nesër do t’i japin të gjitha detajet e rastit.

Ky është rasti i tretë i regjistruar, pasi u zbulua muajin e kaluar tek një grua 27-vjeçare nga Shtipi, e cila ndërroi jetë menjëherë pasi u diagnostikua me virus./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori