Vetura e re sportive Mercedes-AMG GT do të prezantohet me 17 gusht në panairin e veturave Pebble Beach Concoues d’Elegance në Kaliforni, si pjesë e Monterey Car Week.
Gjenerata e dytë e veturës sportive me motor të përparmë të Mercedes-AMG – e cila zëvendësoi SLS – është “binjaku coupe” i kabrioletit më të fundit Mercedes-AMG SL.
Mercedes-AMG GT pritet që të lansohet me një motor V8 me turbo të dyfishtë me benzinë, edhe pse versionet plug-in hibrid – si dhe motorët më të vegjël me gjashtë cilindra, apo edhe me katër cilindra me fuqi të lartë – mund të vijnë në një datë të mëvonshme, raporton Drive, përcjell Telegrafi.
GT-ja e re do të ofrohet ekskluzivisht si një “coupe”, pa ndonjë planifikim për versionin kabriolet, pasi që ai rol do të plotësohet nga SL.
Fotot e rrjedhura të AMG GT-së së re kanë dalur në internet më herët gjatë vitit, të cilat shfaqnin një pamje më agresive me shenja dizajni dhe përmasa trupore të ngjashme me kabrioletin SL.
Versionet e nivelit të lartë pritet të marrin një dizajn edhe më të spikatur të pjesës së përparme, me një hapje më të madhe të griles me dy pjesë të frymëzuar nga modeli kryesor GT Black Series të linjës aktuale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!
SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës - kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike
Opel Frontera i ri bëri "daljen e parë publike" në Stamboll të Turqisë
“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara
Shkaku i sigurisë, Tesla do ta ri dizajnojë në tërësi modelin Cybetruck
Pamjet që janë bërë virale - zbulohet historia e Lamborghinit 'të braktisur' dhe pa rrota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen