Ligji u miratua, por nuk zbatohet! Kjo periudhë ka bërë që përmbaruesit të nxitojnë me mbledhje të borxheve, kurse qytetarët thonë se do t’i padisin. Mbi 120 mijë xhirollogari të bllokuara aktualisht, si të qytetarëve si persona fizik, ashtu edhe të kompanive private si persona juridikë.
Ligji i vjetërsimit të borxheve për llogaritë mbi 10 vjet nuk funksionon në praktikë sepsevetë përmbaruesit refuzojnë të shlyejnë borxhet. Nuk do të ketë vjetërsim dhe fshirje të borxheve të ndërmarrjeve publike, komunave dhe qytetarëve, pasi shumica parlamentare miratoi ndryshimet në Ligjin për Përmbarim dhe Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve me shumë paqartësi, thonë nga Oda e Përmbaruesve.
“Përmbaruesi nuk është kompetent sipas detyrës zyrtare të vendosë për vjetërsimin e kërkesës, të përcaktuar në shkresën përmbaruese, për të cilën është paraqitur kërkesë për përmbarim. Çdo parashtresë nga një palë në të cilën thirret vjetërsimin i lëndës, përmbaruesi do ta refuzojë me konkluzion për shkak të mos kompetencës”, thonë nga Oda e Përmbaruesve.
Me këtë ligj borxhet skadojnë, pas kësaj interesi nuk duhet të jetë më i lartë se borxhi kryesor, ndërsa për kreditë e shpejta kostot administrative duhet të jenë deri në 60%. Kryetari i Konfederatës së Organizatave Sindikale Marjan Ristevski, tha se për momentin ka një kaos të përgjithshëm. Qytetarët janë të revoltuar edhe me Ministrinë e Drejtësisë, nën kompetencat e të cilës janë përmbaruesit.
“Nga Oda e Përmbaruesve na kanë dërguar një shkresë përmes së cilës përmbaruesit thonë se nuk janë kompetent të vërtetojnë vjetërsimin e lëndëve dhe tani u krijua një huti te qytetarët. Për shkak të saj ne i bëjmë thirrje publike Ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga, në kompetencat e të cilit punojnë përmbaruesit. Ai duhet të lëshojë ekzemplarë të caktuar me të cilët do të procedojnë përmbaruesit. Ministri Lloga duhet të mbaj takim me ata tu jep formular ku përmbaruesit nuk do të përcaktojnë vjetërsinë, por do të sjellin konstatim me kërkesë të qytetarëve se një lëndë e caktuar është vjetërsuar”, deklaroi Marjan Risteski, Kryetar i Konfederatës së organizatave sindikale të Maqedonisë.
Kuvendi muajin e kaluar miratoi ndryshimet në Ligjet për Përmbarimin dhe Marrëdhëniet e Obligacioneve për të ulur keqpërdorimet, pra për të reduktuar mundësinë e fitimeve alternative me interes, si dhe për të stimuluar kreditorët për më shumë efikasitet dhe reagim më të shpejtë. Kuvendi duhet të dalë me një interpretim autentik të ligjit që të mos ketë manipulime të ndryshme, thonë nga Konfederata e Sindikatave. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar