LAJMI I FUNDIT:

Mot me diell dhe vranësira gjatë fundjavës

Mot me diell dhe vranësira gjatë fundjavës

Gjatë fundjavës në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, kurse temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 27 gradë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Edhe të dielën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet më njoftim. /Telegrafi/