Një aeroplani të vogël në Angli iu desh të bënte ulje emergjente në autostradë, të gjithë lavdëruan pilotin: Lëvizje e guximshme
Edhe pse rrallëherë shihen skena të uljes së aeroplanëve në autostrada, piloti i fluturake të vogël në Angli u detyrua të merrte këtë hap pasi u raportua për një mosfunksionim në aeroplan.
Sipas mediave angleze, aeroplani i vogël u ul në autostradën britanike A40, transmeton Telegrafi.
“Dëshmitarët vlerësuan veprimet e pilotit të guximshëm, sepse ai parandaloi që dikush të lëndohej rëndë. Ai dëmtoi vetëm pak gardhin mbrojtës”, thuhet në media.
Policia e cila ishte dëshmitare e kësaj ngjarje njoftoi se nuk ka të lënduar.
➡️ Um avião de pequeno porte precisou fazer um pouso forçado na Inglaterra após falha no motor
O caso ocorreu na rodovia A40 Golden Valley, perto de Cheltenham. O avião aterrissou na pista durante horário de pico e ninguém ficou ferido
Leia: https://t.co/d0HxFQwK7I pic.twitter.com/CFEoXO7QkB
— Metrópoles (@Metropoles) August 11, 2023
“Ne jemi thirrur me denoncim se në autostradën A40 është ulur një aeroplan i vogël. Nuk ka të lënduar dhe supozohet se aty pranë nuk ka pasur automjete të tjera”, tha policia.
Një nga dëshmitarët që ishte në autobusin që transportonte pasagjerë nga Gloucester në Cheltenham në momentin e uljes, ka theksuar se e ka parë aeroplanin në rrugë dhe e ka fotografuar.
“Pashë disa kamionë zjarrfikës që kalonin urën pranë vendit të përplasjes. Nuk e regjistrova momentin kur u ul aeroplani, fotot u bënë ndoshta disa minuta më pas. U habita sepse vërtet nuk ndodh shumë shpesh. Mendoj të gjithë në autobus u habitën”, tha dëshmitari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U hodh nga jahti dhe ra mbi balenën, burri nga Zelanda e Re dënohet me 600 dollarë
Po udhëtonte me veturë me shpejtësi prej 126 kilometra dhe rregullonte kubin e Rubikut – policia spanjolle publikon pamjet
Dasmë unike, çifti martohet në malin me borë të Zvicrës me mbi dy mijë metra lartësi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251