LAJMI I FUNDIT:

Dy ekipe ekzekutorësh për të eliminuar Inez Hajrulla, vlonjati që u ka shpëtuar disa atentateve

Dy ekipe ekzekutorësh për të eliminuar Inez Hajrulla, vlonjati që u ka shpëtuar disa atentateve

Policia e Vlorës ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me arrestimin e xhaxhait dhe nipit në hyrje të qytetit, ditën e enjte, të cilëve iu sekuestruan në makinë dy mina me telekomandë.

Burime nga blutë e Vlorës, bëjnë me dije se parandaluan përpjekjen e dytë, brenda pak ditësh, të një grupi të strukturuar kriminal, i cili kundrejt pagesës kishte si objektiv eliminimin e Inez Hajrullah, raporton A2 CNN.


Në pranga kanë rënë Fatjon dhe Ergys Gjonaj, 33 dhe 19 vjeç, të cilët janë konstatuar me lëndën plasëse, mbrëmjen e kaluar, nga blutë e Vlorës pas një kontrolli që kanë ushtruar në automjetin e tyre.

Arrestimi i djeshëm në një karburant në hyrje të Vlorës, vjen pas arrestimit të Amarildo Nikollit, të cilit iu sekuestrua, pak ditë më parë, një pistoletë me silenciator.

Gjatë momentit të arrestimit, Nikolli shoqërohej me dy persona të tjerë të cilët kanë arritur t’i shpëtojnë policisë. Objekt i të dy përpjekjeve për ekzekutim ka qenë sërish Inez Hajrulla.

Blutë e Vlorës, sqarojnë se Nikolli ishte strehuar për më shumë se një muaji në Vlorë së bashku me të dashurën e tij, ndërsa strehohej në një banesë në zonën e hyrjes së qytetit.

Dyshohet se atentatorët kanë mbajtur nën vëzhgim, të gjitha ambientet që frekuentonte dhe posedonte biznesmeni kontrovers i cili iu ka shpëtuar më herët dy atentateve.

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori