Mungesat e gjysmëpërçuesve të cilat kanë krijuar pengesa për industrinë e veturave në Gjermani do të duhen vite për t’u zgjidhur pavarësisht planeve të prodhuesve të çipave për të ndërtuar fabrika në vend, citohet të ketë thënë të premten një menaxhere e lartë e Audi.
Prodhuesit gjermanë të veturave dhe elektronikës janë goditur rëndë nga vonesat në prodhim, të shkaktuara nga një mungesë globale e çipave. Ekzekutivët dhe politikëbërësit kanë menduar për ndryshim rreth linjave të furnizimit dhe po përpiqen të reduktojnë varësinë nga një pjesë e vogël e furnizuesve të çipave nga tregjet aziatike dhe amerikane.
Berlini zyrtar u ka dhënë subvencione me vlera prej miliarda eurove prodhuesve më të mëdhenj të çipave me kontratë, ndërsa gjatë këtij viti prodhues të çipave sikurse Intel dhe TSMC kanë njoftuar se planifikojnë që të ndërtojnë fabrika në Gjermani, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
“Në fund të fundit duhen vite. Bëhet fjalë për miliarda euro të cilat janë duke u investuar”, tha Renate Vachenauer, udhëheqëse e prokurimeve në Audi, deklaratë kjo e cituar nga gazeta Augsburger Allgemeine.
Vachenauer bëri të ditur se prodhuesit e veturave mund t’i lehtësojnë këto pengesa duke reduktuar varietetet e çipave të cilat përdoren sot në vetura, një shifër kjo e cila shkon në 8 mijë.
“Ne duhet të përdorim shumë iniciative për të stabilizuar ofertën e gjysmëpërçuesve dhe gjithashtu të rezervojmë në një farë mase tregun e ndërmjetësve”, shtoi ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKështu duket një patentë shofer në Kinë - kroati tregon se si ia ndërruan emrin dhe mbiemrin
Vetura e re e BMW duket e mrekullueshme
BMW zbulon konceptin Skytop
Drejtori shpjegoi bukur: Klientët e Aston Martin nuk duan motorë me gjashtë cilindra, duan më shumë!
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Apple ka një kurë interesante për pasagjerët që përdorin telefonat gjatë vozitjes
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë