LAJMI I FUNDIT:

Sa herë në javë duhet të ushtroni për të arritur rezultate të dukshme

Sa herë në javë duhet të ushtroni për të arritur rezultate të dukshme
(Foto: Pexels)

Nëse keni vendosur të humbni peshë ose thjesht të formësoni trupin, mënyra më e mirë për ta arritur këtë është ushtrimi i rregullt. Por, sa shpesh duhet të ushtroheni në mënyrë që të arrini rezultate të dukshme sa më shpejt të jetë e mundur?

Fizioterapisti Ken Nosaka, nga Universiteti Edith Cowan në Australi, pohon se mund të shihni një ndryshim nëse ushtroni të paktën tri herë në javë. Ai tregon se është mirë që të ushtroheni tri deri në pesë ditë në javë dhe se brenda një muaji do të keni rezultate të dukshme.


“Mendoj se është më mirë të bëni pak ushtrime çdo ditë, edhe nëse janë vetëm 20 minuta pilates ose kardio, për të qëndruar aktivë dhe të shëndetshëm”, ka deklaruar Nosaka.

Hulumtimi i ri ka treguar sa hapa preferohet të ecni në ditë
Lexo po ashtu Hulumtimi i ri ka treguar sa hapa preferohet të ecni në ditë

Eksperti theksoi që trupi, gjegjësisht muskujt, kanë nevojë edhe për pushim nga ushtrimet e përditshme, prandaj rekomandon që ushtrimet të bëhen në të njëjtën kohë çdo herë.

Gjithashtu mbron praktikën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila thotë se kërkohet një minimum prej 150 minutash stërvitje në javë.

Por, veçanërisht i rëndësishëm është efikasiteti. Gjegjësisht, ky fizioterapist thekson se 20 minuta ushtrime çdo ditë janë më efektive sesa dy seanca më të gjata stërvitore në javë. Përveç kësaj, ai pohon se është e rëndësishme që çdo ditë të kemi të paktën një aktivitet fizik më intensiv që do të zgjaste të paktën pesë minuta. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shtëpi montazhi që nuk e keni parë deri tani: Ja se si ndërtohet shtëpia nga tullat prej druri

Shtëpi montazhi që nuk e keni parë deri tani: Ja se si ndërtohet shtëpia nga tullat prej druri

Dizajn dhe Arkitekturë
Të fitosh respektin që meriton? Ja pesë parimet e duhura

Të fitosh respektin që meriton? Ja pesë parimet e duhura

Këshilla Lifestyle
Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Intimitet dhe Pasion
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Pitbulli, stafordi dhe rotvajleri pa të drejtë akuzohen: Këto janë tri racat më të rrezikshme të qenve!

Pitbulli, stafordi dhe rotvajleri pa të drejtë akuzohen: Këto janë tri racat më të rrezikshme të qenve!

A e dini se...
A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?

A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?

Kërshëri
Kalo në kategori