LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Gjyqësor do ta shqyrtojë rastin me diferencën e madhe në dënimin e shqiptuar për 28-vjeçarin nga Velesi i cili goditi për vdekje një fëmijë

Këshilli Gjyqësor do ta shqyrtojë rastin me diferencën e madhe në dënimin e shqiptuar për 28-vjeçarin nga Velesi i cili goditi për vdekje një fëmijë

Për shkak të dallimit të madh në dënimin e shqiptuar, Këshilli Gjyqësor njofton se pas pushimeve do ta shqyrtojë rastin me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit në Shkup, e cila një të dënuarit nga Gjykata Themelore e Velesit ia uli dënimin me burg nga 18 në 8 vite burg.

Këshilli apelon në Gjykatën e Lartë që përmes unifikimit të praktikës gjyqësore të sigurojë zbatimin e barabartë të ligjeve nga gjykatat, veçanërisht për veprën e “krimeve të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.

“Këshilli rikujton se në disa raste ka kërkuar me shkrim nga Gjykata e Lartë, për shkak të mospërputhjes së aktgjykimeve, rishqyrtimin e politikës penale dhe pas një analize të mëparshme të praktikës gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor.


Këshilli Gjyqësor dënon gjithashtu çdo ndarje të gjyqtarëve sipas kombësisë dhe beson se deklaratat e tepërta në publik dëmtojnë reputacionin e gjyqësorit dhe shtetit.

Gjykata e Apelit nga Shkupi në fillim të kësaj jave njoftoi se është pranuar pjesërisht ankesa e shoferit Angelçe Nikollov (28) nga Velesi, i cili vitin e kaluar më 17 dhjetor, duke vozitur në gjendje të dehur në një vendkalim për këmbësorë në Veles, goditi për vdekje një 11-vjeçare dhe lëndoi rëndë nënën e saj dhe më pas është arratisur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Çahet diga e hidrocentralit në Lukovë, përmbytet rruga nacionale

Çahet diga e hidrocentralit në Lukovë, përmbytet rruga nacionale

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori