LAJMI I FUNDIT:

Vdes ish-rektori i UP-së, Zenel Kelmendi

Vdes ish-rektori i UP-së, Zenel Kelmendi

Ka ndërruar jetë profesori i fakultetit të Mjekësisë, njëherësh ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Zenel Kelmendi.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur profesori universitar, Arsim Bajrami përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.

Bajrami tha se tashmë i ndjeri ishte një udhëheqës i vendosur i Universitetit në vitet e para pas luftës 1999-2004.


“Paska ndrruar jetë Prof. Zenel Kelmendi, ish Rektor i Universitetit të Prishtinës dhe një nga profesoret më të vjetër të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të  Prishtinës. Profesor Kelmendi ishte një udhëheqës i vendosur i Universitetit në vitet e para pas luftës 1999-2004. Kisha përgjegjësinë si prorektor dhe rektor të bashkëpunojë me Prof. Kelmendin në udhëheqjen e Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/