LAJMI I FUNDIT:

Pensionistët sot protestuan në Shkup, kërkojnë rritje të pensioneve

Pensionistët sot protestuan në Shkup, kërkojnë rritje të pensioneve

Sot në “Parkun e Gruas” në Shkup është zhvilluar një protestë nga pensionistët, të cilët kanë kërkuar pensione më të larta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas pensionistëve, aktualisht nuk marrin pensione të larta për të pasur një jetë të mirë.


“Kërkojmë që pensioni minimal të jetë 25.000 denarë. Energjia elektrike është më e shtrenjtë, ngrohja qendrore dhe uji gjithashtu. Për të mos folur për ushqimin”, thotë një pensionist.

Ditët e kaluara ka pasur  protesta të pensionistëve edhe në qytete të tjera. Ata kërkuan rritje të pensioneve nga shtatori për 3.500 denarë, e jo vetëm për 6 për qind siç njoftuan nga Qeveria.

Pensionistët thonë se protesta nuk është partiake por për arsye ekzistenciale. Sipas tyre, shuma aktuale e pensioneve nuk mjafton për një jetë të denjë.

Sipas Metodologjisë së re për llogaritjen e pensioneve, në muajin mars pensioni mesatar u rrit nga 17.666 denarë në 19.150 denarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori