A ke menduar gjithmonë që brendit apo biznesit tënd i duhet bashkëpunimi me influencerë, por gjithmonë ke hezituar? Nuk ke ditur sesi t’ju drejtohesh apo të komunikosh?
Miran Ramadani, Jehona Gjocaj dhe Gresa Boshtraj, ndër influencerët më të rëndësishëm në vend, të cilët punojnë me industri dhe audienca të ndryshme, kanë ndarë mënyrat e bashkëpunimit me biznese, në eventin e organizuar nga HaPiTe.
“Gabimi kryesor që e bëjnë bizneset është që mendojnë me ta diktu përmbajtjen që e bën për ta. Kjo sepse secili influencer arrin një sukses në bazë të natyralitetit dhe origjinalitetit, e ti si biznes po don me ndërhy bash në atë pikë. Ka pas raste që kur e kom përpilu kontratën e kom cekë që nuk mundesh me ma diktu përmbajtjen, sepse është shumë e papërshtatshme për influencerë. Askush nuk mundet me ta sforcu kreativitetin”, tha Mirani.
Sipas Jehonës, presioni që kompanitë mund t’u bëjnë influencerëve për krijimin e përmbajtjes shpesh rezulton me ndërprerjen e bashkëpunimit.
“Në fillim kanë mendu me më tregu se kur me publiku postimin. Para 4 vjetve ka qenë një kompani që më ka ofru bashkëpunim por më ka shkaktu shumë stres, sepse ka ndërhy se kur me postu, si me postu edhe ka bërë presion, për këtë e kam ndërpre marrëvshjen”, ka thënë ajo.
Edhe Gresa thotë që është e rëndësishme t’u besohet puna influencerëve, sepse ata e njohin audiencën e tyre më mirë se kushdo tjetër.
“Sfida ma e madhe të cilën po e kam për momentin është si me arrit me e realizu marketingun në mënyrë indirekte, sepse në momentin që audienca po e kupton që është marketing ose po ia nis direkt me folë për produktin, menjëherë e tejkalojnë sepse e dinë që je pagu për këtë produkt. Kur është pak më indirekt, më natyral është edhe më efektive edhe mundesh me përcjellë mesazhin,” tregon Gresa.
Bashkëpunimi me influencerë, sipas tyre, duhet të rregullohet me kontrata vjeçare në të cilën theksohen qartazi përgjegjësitë e tyre dhe biznesit të cilin e përfaqësojnë.
Këshilla tjetër që ata e kanë për të gjitha bizneset që zgjedhin këtë lloj marketingu është të kenë durim dhe të presin nga influencerët të bëjnë më të mirën e tyre.
Pavarësisht që përfitojnë nga promovimi, të ardhurat nuk janë kriteri i vetëm që influencerët të pranojnë të bashkëpunojnë me biznesin tuaj. Në eventin “Puna me influencerët: sfidat, mundësitë dhe strategjitë”, influencerët shpalosën kriteret mbi të cilat i përzgjedhin bizneset për bashkëpunim.
Duke qenë se imazhi në publik është shumë i rëndësishëm, influencerët thonë se kujdesen që produkti apo shërbimi që e promovojnë të jetë i nivelit të lartë, të mos jetë i dëmshëm për shoqërinë dhe të jetë i natyrës që i shkon profilit të tij.
“Çka nuk e konsumoj vet ose çka është në dëm të audiencës nuk e promovoj, vetëm e qes në veti a ia vlen me promovu a jo. Humori është i pranueshëm edhe për secilin prej produkteve mundohna me nxjerrë ndonjë humor, diçka ma kreative edhe qajo ma ka leju mos me qenë i kufizum për me bashkëpunu me krejt brendet. Por, nëse e shoh që ndonjërit produkt nuk i shkon humori, nuk bashkëpunoj”, tha Mirani.
Ndër tjerash, ato treguan se metrikat e matjes së performancës së tyre janë: pëlqimet, numri i njerëzve që e arrijnë, shikueshmëria e videove, etj. Për më shumë info sesi të bashkëpunosh me influencerë, ndiq videon e plotë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë