LAJMI I FUNDIT:

Media zvicerane reportazh për zbulimet arkeologjike në Pogradec: Aty janë fillimet e bujqësisë dhe blegtorisë

Media zvicerane reportazh për zbulimet arkeologjike në Pogradec: Aty janë fillimet e bujqësisë dhe blegtorisë

Radio Televizioni Zviceran, (Schweizer Radio und Fernsehen) SRF, i ka kushtuar një reportazh zbulimeve më të fundit të arkeologëve në Lin të Pogradecit.

Ekspedita arkeologjike e stafit shqiptaro-zviceran, drejtuar nga arkeologët Adrian Anastasi dhe Albert Hafner ka nisur prej vitit 2021 dhe po zhvillohet në tre shtete: Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Greqi, por tanimë fokusi është përqendruar në sitin e Linit, nga vijnë edhe rezultatet e para, të cilat do të plotësohen me përmbylljen e gërmimeve të këtij viti.

SRF shkruan se vendbanimi më i vjetër buzë liqenit u gjet gjatë gërmimeve në liqenin e Ohrit në Shqipëri.


“Provat e para shkencore janë tashmë të disponueshme se Lini është ndërtuar midis 5800 dhe 5900 para Krishtit. Kjo e bën atë rreth 2000 vjet më të vjetër se vendbanimet më të vjetra të njohura në Zvicër”, thuhet ndër të tjera në këtë reportazh.

Sipas studiuesve, “ky është projekti më i madh arkeologjik në Evropë”.

Sipas raportit të hartuar nga Anastasi e Hafner, materialet organike drusore të zbuluara në sitet nënujore ose të mbuluara me sediment në Liqenin e Ohrit apo në bregun e liqenit, dëshmojnë për një vendbanim të hershëm fermerësh, që daton rreth 5900 – 5800 para Krishtit.

“Këtu janë fillimet e bujqësisë dhe blegtorisë dhe për rrjedhojë edhe “ndryshimi më i madh kulturor në Evropë”, shprehet Albert Hafner, profesor i Arkeologjisë Prehistorike në Universitetin e Bernës.

Ai thekson se “ky vend është i rëndësishëm jo vetëm për këtë rajon, por për të gjithë Evropën Juglindore”.

“Në fillim të viteve 1970, niveli i ujit në Liqenin e Ohrit ra ndjeshëm dhe kjo e bëri të dukshëm këtë vend nënujor”, thotë Adrian Anastasi nga Instituti Shqiptar i Arkeologjisë në Tiranë.

Gërmimet nënujore janë sfiduese. “Këtu kemi të bëjmë me shumë bimësi bregore. Duhet të luftosh nëpër shtretërit e dendur të kallamishteve për të arritur në vendin e zhytjes”, thotë arkeologia dhe hulumtuesja Marie-Claire Ries, e cila koordinon operacionet e zhytjes në vend.

Sipas specialistëve, vendbanimet palafite bregliqenore në Lin janë më të vjetrat në Evropë dhe ky burim informacioni konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit në llojin e vet në rang botëror. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori