LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shqiptare propozon ligjin për sigurimin e detyrueshëm të shtëpive nga tërmetet

Qeveria shqiptare propozon ligjin për sigurimin e detyrueshëm të shtëpive nga tërmetet

Qeveria shqiptare ka rikthyer vëmendjen në sigurimin e pronave nga fatkeqësitë natyrore. Me anë të një projektligji të hedhur për konsultim publik, qeveria propozon një ligj që do të përcaktojë rregullat dhe normat për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet në Shqipëri.

Për të adresuar ndikimin social dhe fiskal të tërmeteve, Ministria e Financës dhe Ekonomisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë hartuar projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”, duke u mbështetur në përvojat e suksesshme të vendeve të tjera Turqia, Rumania, Filipinet. Në relacionin shoqërues thuhet se pas përvojës në vende të tjera, mbulimi efektiv i sigurimit pritet të rritet gradualisht në vite, pas miratimit të ligjit.

Në nenin 5 të ligjit thuhet se pronat detyrohen të sigurohen nga tërmet çdo vit, ku përfshihen banesat sociale me qira, përfshirë ato në proces legalizimi, si edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.


Kjo është tentativa e dytë e qeverisë shqiptare për një ligj për sigurimin e banesave, pasi edhe më herët qarkulloi edhe një draft, fill pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 persona dhe u shkatërruan me qindra pallate dhe banesa private.

Ky projekt ligj i hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore vjen vetëm pak muaj pas rekomandimit që ky institucion ndërkombëtar bëri në fillim të këtij viti ku ndër të tjera thuhej se Shqipëria përjeton mesatarisht 0.8 fatkeqësi natyrore në vit, dhe kosto mesatare e mediane përkatësisht prej 0.6 për qind të PBB-së dhe 1.3 për qind të PBB-së për ndodhi.

Raporti i Rrezikut Botëror 2021, i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive për 181 vende, bazuar në kapacitetet përballuese, e rendit Shqipërinë të parën në Evropë dhe në vend të 61, në rang botëror.

Rreth 17.6 miliardë dollarë të aseteve tregtare, industriale dhe bujqësore të vendit janë në rrezik nga përmbytjet dhe tërmetet. Humbjet e mundshme në Shqipëri nga një fatkeqësi natyrore me një periudhë kthimi 250-vjeçare vlerësohen në 2.08 miliardë euro për tërmetet dhe 1.18 miliardë euro për përmbytjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori