LAJMI I FUNDIT:

MKRS ndau 100 mijë euro për organizimin e sivjetmë të DokuFest-it (Dokument)

MKRS ndau 100 mijë euro për organizimin e sivjetmë të DokuFest-it (Dokument)
DokuFest 2023 (Foto: DokuFest/Facebook)

Këto ditë në Prizren po mbahet edicioni i 22-të i festivalit të filmit, DokuFest.

Edicioni i këtij viti ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, kjo pasi në hapjen e një prej netëve të festivalit, u prezantua një performancë kontraverse dhe me motive nudizmi.

Sido që të jetë, festivali tradicional i cili i sjell freski dhe promovim çdo vit qytetit të Prizrenit dhe Kosovës në veçanti, ka mirëpritur edhe sivjet një numër të madh vizitorët dhe artistë nga industria e filmit.


DokuFest 2023 (Foto: DokuFest/Facebook)

Tematika e sivjetmë e këtij festivali është quajtur “I AM AI AM I” – frymëzuar nga marrëdhënia mes njeriut dhe inteligjencës artificiale.

Duda Balje reagon për performancën nudiste në DokuFest: Mos e prekni frymën e Prizrenit tradicional dhe kulturor
Lexo po ashtu Duda Balje reagon për performancën nudiste në DokuFest: Mos e prekni frymën e Prizrenit tradicional dhe kulturor

DokuFest në organizimin e tij gjigant ka gjetur përkrahje edhe nga institucionet e vendit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë plot 100 mijë euro në mbështetje të festivalit prizrenas, në kuadër të përkrahjes buxhetore vjetore për organizimet e tilla.

Foto: MKRS

dokumentin publik të MKRS-së me titull “Përfituesit e thirrjes për projekt-propozimet Kulturore 2023 për Art dhe Trashëgimi Kulturore”, më 30 qershor, janë publikuar listat me OJQ-të përkatëse që kanë fituar mbështetje financiare nga shteti. /Telegrafi/