Dy ditë pas përleshjes së armatosur në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, në arrati vazhdon të jetë personi që u përfshi në ngjarje Dukagjin Nikollaj i njohur me nofkën “Duka”.
Përpos rastit në “Bon Vivant”, Dukagjin Nikollaj po kërkohet edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh, transmeton Telegrafi.
Bazuar në fletëkërkimin e FBI-së, bëhet e ditur se 40-vjeçari ishte i përfshirë në trafikim të marihuanës në periudhën e viteve 2003-2007.
Në konfliktin e së premtes humbi jetën një 39 vjeçar, u plagosën gjashtë persona si dhe u lënduan 13 persona.
Lidhur me rastin, Gjykata Themelore e Prishtinës iu ka caktuar nga një muaj paraburgim A.P për “Vrasje të rëndë” dhe H.G dhe G.Z për “pjesëmarrje në rrahje”, për rastin e vrasjes dhe plagosjeve të premtën mbrëma në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.
Ndërkaq, në Klinikën e Ortopedisë po vazhdon trajtimi i personave që u lënduan ditën e premte. Drejtori i Klinikës, Gani Jashanica ka thënë për Telegrafin se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
Ai ka bërë të ditur se vajza e cila ka mbetur e plagosur në këtë rast, ka ende plumbin afër shtyllës kurrizore.
“Gjendja është e mirë, kemi pasur pesë pacientë, katër meshkuj dhe një vajzë. Dy nga të lënduarit janë liruar, njëri ka pasur plumbin dhe i është larguar, ndërsa tjetri ka pasur dorën e thyer. Kurse vajza e cila është duke u trajtuar ka plumbin afër shtyllës kurrizore, nuk janë në rrezik për jetë”, ka pohuar ai.
Për ngjarjen tragjike që ndodhi ditën e premte ka pasur reagime të shumta, ku edhe u kërkua krijimi i Policisë së Kryeqytetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Maturantët në Maqedoni në dilemë për të ardhmen e tyre
Breshëri zbardh disa vende të Kosovës – shkakton dëme materiale
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251