LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në Gllogjan të Deçanit – 48 vetura, punëtoria dhe një pjesë e shtëpisë u dogjën si pasojë e rrymës

Zjarri në Gllogjan të Deçanit – 48 vetura, punëtoria dhe një pjesë e shtëpisë u dogjën si pasojë e rrymës
Foto: Ilustrim

Një zjarr i madh përfshiu një servis të veturave në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Nga zjarri që u shkaktua si pasojë e rrymës, u dogjën 48 vetura dhe një traktor.


Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, pronari i servisit të veturave, Haradin Zeqiraj.

“48 vetura janë djegur dhe një traktor, shkaku i rrymës. Rasti ka ndodhur rreth orës 12:29 të shtunën. Ka filluar zjarri dhe për 10-15 minuta ka përfshirë çdo gjë”, tha Zeqiraj.

Ai shtoi se përveç veturave është djegur magazina e po ashtu edhe një pjesë e shtëpisë.

Digjen disa vetura në Gllogjan të Deçanit
Lexo po ashtu Digjen disa vetura në Gllogjan të Deçanit

“Veturat kanë qenë të parkuara jashtë, është djegur e gjithë magazina që ka pasur edhe pjesë të veturave, dhe shtëpia është dëmtuar nga tymi dhe një pjesë e saj është djegur gjithashtu”, u shpreh Zeqriaj për Telegrafin.

Haradin Zeqiraj më tej shtoi se dëmi i shkaktuar mund të jetë mbi 200 mijë euro, ndërkaq tregoi se nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, teksa me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si “Zjarrvënie”.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Dje rreth orë 12:40, Policia është njoftuar nga një qytetar se ne fshatin Gllogjan- Deçan janë duke u djegur disa vetura. Policia menjëherë kanë dal në vendngjarje, gjithashtu edhe zjarrfikësit dhe është bërë lokalizimi i zjarrit, rasti mbetet të hetohet”, u shpreh Rugova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori