LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Istog

Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Istog

Policia e Kosovës njoftoi këtë të shtunë se ka arrestuar edhe një person të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile, të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut.

Sipas njoftimit, i dyshuari Ž.Z., viti i lindjes 1954, është arrestuar rreth orës 12:30 në fshatin Lubozhdë të Istogut.


Në Merdar arrestohet ish-shefi i milicisë në Istog, dyshohet për krime lufte
Lexo po ashtu Në Merdar arrestohet ish-shefi i milicisë në Istog, dyshohet për krime lufte

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), kanë arritur që sot, më  05.08.2023, rreth orës 12:30, në fshatin Lubozhdë të komunës së Istogut të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin Ž.Z., viti i lindjes 1954, i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut”, thuhet në komunikatën për media.

I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1998-1999 bëhet e ditur se ka pasur pozitën e komandantit të Nën Stacionit Policor në fshatin Rakosh të Komunës Istogut.

“I njëjti është sjell në zyrat e DHKL-së ku pritet të intervistohet në cilësi të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës”, tha policia.

Ndërkaq, një ditë më parë është arrestuar në vendkalimin kufitar Medrar ish-shefi i milicisë në Istog gjatë viteve 1998-1999, M.P. Ai dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civilë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Kalo në kategori