LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me tre vjet burg ish-kryeministri pakistanez Imar Khan

Dënohet me tre vjet burg ish-kryeministri pakistanez Imar Khan

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan është dënuar me tre vjet burg me akuzat për korrupsion, të cilat ai i mohon.

Një gjykatë në Islamabad e shpalli atë fajtor për shitje të paligjshme të dhuratave shtetërore, njoftuan mediat lokale të shtunën.

Gjyqtari Humayun Dilawar njoftoi se është provuar se ai është përfshirë në afera korruptive, raporton metro.co.uk.


Politikani 70-vjeçar nuk ishte i pranishëm në seancën dëgjimore, por më pas u arrestua në shtëpi në qytetin lindor të Lahores.

Khan u zgjodh për herë të parë kryeministër në vitin 2018, por u shkarkua vitin e kaluar nga parlamenti.

Mbi 150 akuza për korrupsion janë ngritur që atëherë kundër tij, të cilat ai pretendon se janë të motivuara politikisht dhe i mohon ashpër.

Khan është akuzuar se ka keqpërdorur pozicionin për të blerë dhe shitur dhurata të marra gjatë vizitave jashtë vendit me vlerë më shumë se 140 milionë rupi pakistaneze (700 mijë euro). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina me raketat britanike Storm Shadow ka goditur bunkerët e Putinit në Kursk

Ukraina me raketat britanike Storm Shadow ka goditur bunkerët e Putinit në Kursk

Evropa
Ukraina për herë të parë godet Rusinë me raketat britanike Storm Shadow

Ukraina për herë të parë godet Rusinë me raketat britanike Storm Shadow

Evropa
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Situatë dramatike në Beograd dhe Novi Sad, protestuesit u përplasen me policinë - Vuçiq thërret takim urgjent

Situatë dramatike në Beograd dhe Novi Sad, protestuesit u përplasen me policinë - Vuçiq thërret takim urgjent

Serbia
Erdogan kundër vendimit të SHBA-së rreth raketave me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën

Erdogan kundër vendimit të SHBA-së rreth raketave me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën

Botë
“Do t'i përdorim të gjitha”, thotë Zelensky pasi Ukraina filloi sulmet me raketat ATACMS të SHBA-së

“Do t'i përdorim të gjitha”, thotë Zelensky pasi Ukraina filloi sulmet me raketat ATACMS të SHBA-së

Botë
Kalo në kategori