LAJMI I FUNDIT:

Bentley Continental GT shihet duke u testuar në pistën e famshme të Nurburgring

Bentley Continental GT shihet duke u testuar në pistën e famshme të Nurburgring

Një video e vendosur në YouTube nga CarSpyMedia e shfaq Bentley Continental GT duke u testuar në pistën e famshme të Nurburgring.

Continental GT në fakt nuk është një veturë me peshë të lehtë, por duket se kjo nuk i interesoi shoferit i këtij prototipi. Fatkeqësisht, prirja e Bentley-t për vetura të qeta e kombinuar me zhurmën e veturave të tjera në pistë e bën të vështirë të dëgjosh zhurmën brenda kofanos.


Dhe pikërisht kur mendoni se dëgjoni diçka nga vetura, zhurma e gomave e mbulon atë zë. Motor 1 shkruan se burimet e tyre thanë se ka të ngjarë që kjo veturë të ketë një motor V8 hibrid me dy “turbocharge”, dhe momentet kur në fakt dëgjohet një zë shkarkimi të motorit, sugjerojnë se një V8 ndodhet brenda kofanos, përcjell Telegrafi.

Më pak të dukshme janë ndryshimet e dizajnit që vijnë për këtë model të përditësuar. Ashtu si më parë, mund të shohim një grilë të përparme pak më të vogël, të rrethuar nga fenerët e njohur të rrumbullakët por me një ndryshim të vogël. Vendosja e tyre ka ndryshuar gjithashtu, me dritat që duken më të ulëta.

Brendësia e Continental GT të përditësuar është ende një mister. Mund të ketë disa përditësime të vogla, veçanërisht kur bëhet fjalë për sistemin info-argëtues. Gjenerata aktuale e këtij sistemi debutoi në vitin 2017 për vitin e modelit 2018, dhe përderisa ajo duket luksoze, në krahasim me kabinat dixhitale moderne, ajo mund të duket si diçka e vjetër.

Sa i përket fuqisë, motori hibrid V8 është përmendur më lartë, dhe nga Motor 1 shkruajnë se burimet e tyre u kanë thënë se do të ofrohet edhe një tjetër motor hibrid V6, por që nuk ka asnjë raportim se kur do bashkëngjitet edhe motori i fuqishëm W12.

Gjithashtu nuk ka as afat kohor se kur do të debutojë zyrtarisht Continental i përditësuar, por duke marrë parasysh faktin se tash e më tepër se një vit kemi parë prototipe në rrugë, një prezantim zyrtar mund të bëhet brenda disa javëve. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BMW M4 CS, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3.2 sekonda – kushton 160 mijë euro

BMW M4 CS, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3.2 sekonda – kushton 160 mijë euro

Auto
Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Auto
Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Auto
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Auto
Kalo në kategori