LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë ligjëron në Xhaminë e Madhe për kancerin e gjirit

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë ligjëron në Xhaminë e Madhe për kancerin e gjirit

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, para lutjeve të së premtes në Xhaminë e Madhe ka mbajtur ligjëratë informuese për kancerin e gjirit.

Sipas njoftimit të komunës, ai ka folur për rëndësinë që ka zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje, për kontrollet e nevojshme që duhet bërë e që Qendrat e Mjekësisë Familjare i ofrojnë.


“Para të pranishmëve, para lutjeve të së premtes në Xhaminë e Madhe në kryeqytet sot drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku mbajti ligjëratë informuese për kancerin e gjirit. Ai foli për rëndësinë që ka zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje, për kontrollet e nevojshme që duhet bërë e që Qendrat e Mjekësisë Familjare i ofrojnë, siç është mamografia e që mund të bëhet në QKMF te Qafa, QMF në Dardani dhe ajo në Veternik”, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, numri i të prekurve nga kanceri i gjirit në Kosovë ka shënuar rritje.

Kontrollet e hershme tek mjeku specialist dhe ndryshimi i stilit të jetesës ndihmojnë në uljen e riskut për t’u prekur nga ndërlikimet e kësaj sëmundje, e cila mbart edhe pasoja fatale për jetën.

Duke lënë mënjanë faktorët që janë të pandryshueshëm si: gjinia, mosha, faktorët gjenetikë dhe historia familjare”, ekspertët e shëndetit publik thonë se shanset për të trajtuar në mënyrë efikase kancerin e gjirit janë shumë të larta, në rast se bëhet kujdes me diagnostikimin e hershëm të sëmundjes, si dhe kontrollimit të faktorëve risk të stilit të jetesës. /Telegrafi/