LAJMI I FUNDIT:

Asnjë dënim me burgim të përjetshëm në Kosovë nuk u bë i plotfuqishëm

Asnjë dënim me burgim të përjetshëm në Kosovë nuk u bë i plotfuqishëm
Foto: Ilustrim

Dënimi maksimal ndaj një të akuzuari për vrasje të rëndë, sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës, është burgimi i përjetshëm. Por, ky dënim që në Kosovë u shqiptua disa herë, asnjëherë nuk e mori një vulë përfundimtare nga gjykatat e vendit.

Gjykatat Themelore në Kosovë, kishin shqiptuar këtë dënim në rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt, Armanda Aliut, Valbona Markut, Sabile Mavroqanit dhe në rastin e vrasjes së Jetmir Aliut.

Në të gjitha këto raste, dënimet me burgim të përjetshëm u ulën ose u prishën nga gjykatat më të larta, çka konfirmohet edhe nga Këshilli Gjyqësor.


Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se shpresojnë se një praktikë e njëjtë sikurse në rastet e tjera nuk do të ndodhë edhe tek rasti i Marigona Osmanit.

“Nuk dua të besoj dhe nuk do të duhej të ndodhte që ndoshta edhe për shkelje të caktuara procedurale, siç ka ndodhur në të kaluarën, që një rast në të cilin është shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm është kthyer në rigjykim dhe rivendosje. Pa marr parasysh dënimin e  shqiptuar në secilin rast, rigjykimi krijon probleme në kuptim të trajtimit të rasteve, për shkak se e zvarrit rastin dhe gjykimet e reja janë plagë të reja për familjen”, ka thënë Gzim Shala nga IKD, për RTV Dukagjini.

Në anën tjetër avokati Florim Shefqeti thotë se dënimet në rastet e vrasjeve duhet të jenë më të ashpra, në mënyrë që të sensibilizohet shoqëria, derisa tregon arsyet se pse rastet e burgimit të përjetshëm, nuk marrin formën e prerë.

“Ky kthim i madh i lëndëve duhet të jetë një sinjal për prokurorinë dhe gjykatën që gjendja faktitke të vërtetohet në tërsi, por që tek tipi i sistemit tonë akuzator barrën e provës e bartë organi i akuzës respektivisht prokuroria”, ka thënë Sheqeti.

Kryesisht dënimet me burgim të përjetshëm, në disa raste u ulën nga Gjykata e Apelit ose ajo e Supremes, në 25 vite.

Së fundmi, Gjykata Supreme ka liruar nga të gjitha akuzat Naser Pajazitajn, i cili ishte i dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, nën akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Ferizajt ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Dardan Krivaçën për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, ndërkaq me 15 vjet burgim është dënuar Arbër Sejdiu për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori