LAJMI I FUNDIT:

Lopët bien nga një kamion në Angli – shoferët devijojnë rrugën për të shmangur aksidentet

Lopët bien nga një kamion në Angli – shoferët devijojnë rrugën për të shmangur aksidentet

Një video tregon një lopë që bie nga një kamion i madh në mes të një autostrade të ngarkuar në Angli.

Rrëzimi befasues në autostradën në West Midlands County pranë Birmingham u përsërit më pas rreth 3 kilometra më tutje kur një lopë e dytë ra nga kamioni.


Dy gjedhet e hutuara përfunduan duke u endur mes veturave dhe kamionëve, duke detyruar shoferët të devijojnë rrugën për të shmangur aksidentet, raporton nypost.

Një nga lopët e lënduara u fotografua duke qëndruar në rrugë teksa gjaku i rridhte nëpër këmbë.

Një pjesë e rrugës mbeti e mbyllur në të dyja krahët për rreth 90 minuta pranë qytetit të Walsall ndërsa reaguesit e parë punuan për të grumbulluar kafshët në mënyrë të sigurt.

Ndryshe, autoritetet britanike kanë nisur hetimet ndaj personave që bartnin në mënyrë të pasigurt lopët me kamionë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=4YEDU-qgcak&ab_channel=YouNews2