LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet një 19-vjeçar në Strumicë, ka kërcënuar dhe i ka marrë para një personit

Ndalohet një 19-vjeçar në Strumicë, ka kërcënuar dhe i ka marrë para një personit

MPB njofton se policia sot ka ndaluar një 19-vjeçar nga Strumica, i cili me anë të kërcënimeve i ka marrë para një 54-vjeçarit

“Më 03.08.2023, në ora 01:00 në Strumicë, zyrtarët policorë nga SPB Strumicë kanë ndaluar K.C.(19) nga fshati Vasilevë, Strumicë. Ai dyshohet se më datë 02.08.2023, rreth orës 21:30 në Strumicë, me anë të kërcënimeve ka marrë para nga A.A. (54).

K.C. është ndaluar në stacionin policor të Strumicës, për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/