LAJMI I FUNDIT:

Një grua në Kinë e cila po tërhiqej zvarrë nga vërshimet po mbahej prej një kondicioneri, shpëtohet më pas nga një burrë

Një grua në Kinë e cila po tërhiqej zvarrë nga vërshimet po mbahej prej një kondicioneri, shpëtohet më pas nga një burrë

Një grua në Kinë e cila po tërhiqej zvarrë nga vërshimet u shpëtua nga një burrë i cili as vetë nuk dinte not.

Pamjet nga kamerat e sigurisë të xhiruara në qytetin Chongqing tregojnë se si gruaja e cila kishte një ombrellë në dorë, u tërheq nga uji i furishëm që përshkoi qytetin derisa nuk mund të rrinte në këmbë.


Në një pikë, ajo u kap përmes një pajisje kondicioneri, por përsëri vërshimet ishin të forta.

Aty më pas i erdhi në ndihmë një burrë i cili tha se as vetë nuk dinte not, por e ndjente që duhej të vepronte.

Ndryshe, një pjesë e Kinës është përballur ditëve të fundit me reshje të forta.

Shiu i rrëmbyeshëm në zonat përreth kryeqytetit të Kinës, Pekinit, mbyti të paktën 20 njerëz derisa 27 mbeten të zhdukur, njoftoi qeveria të martën, pasi përmbytjet shkatërruan rrugë, shkulën pemët dhe ndërprenë energjinë elektrike. /Telegrafi/