LAJMI I FUNDIT:

KRU Prishtina paralajmëron floktarët: Paguani faturat, do të shkyçet secili pas inspektimeve që janë fokusi i radhës

KRU Prishtina paralajmëron floktarët: Paguani faturat, do të shkyçet secili pas inspektimeve që janë fokusi i radhës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje të gjithë floktarëve, që t’i kryejnë obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit.

Ujësjellësi ka paralajmëruar se do të shkyçet secili prej tyre që ka borxhe në tetë komunat, pas inspektimeve që siç thuhet, janë fokusi i radhës.


“Kaq masivisht me u keqpërdorë uji, jo njerëzore”, KRU Prishtina identifikon kyçjet ilegale në lagjen “Mati 1”
Lexo po ashtu “Kaq masivisht me u keqpërdorë uji, jo njerëzore”, KRU Prishtina identifikon kyçjet ilegale në lagjen “Mati 1”

“Ftojmë të gjithë frizerët/ floktarët që t’i kryejnë të gjitha obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit, në afat sa më të shkurtër. Do të shkyçet secili prej tyre që ka borxhe në tetë komunat, pas inspektimeve që janë fokusi i radhës”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina. /Telegrafi/