LAJMI I FUNDIT:

Kolonë kilometërshe në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Kolonë kilometërshe në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë ka shtuar fluks të madh të automjeteve në pikat kufitare.

Duke ditur edhe ngritjen e temperaturave, ata duhet të presin deri në 90 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë.


Kolona e veturave është deri në 900 metra.

Derisa më e ngarkuara për të dal nga Kosova, është ajo e Muçibabës.

Pritjet aty për t’u larguar nga territori i vendit tonë është 60 minuta, deisa kolona shkon deri në 600 metra.

Në pikat tjera kufitare nuk është raportuar për kolonë dhe se pritjet për të hyrë dhe dalë nga Kosova janë deri në 10 minuta.