LAJMI I FUNDIT:

Stoilkovski: Bujar Osmani të jep dorëheqje, nuk janë kthyer katër milionë euro në buxhetin e vendit

Stoilkovski: Bujar Osmani të jep dorëheqje, nuk janë kthyer katër milionë euro në buxhetin e vendit

Në një konferencë sot për media, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoillkovski, ka njoftuar edhe një skandal e cila është bërë me aminin e LSD-së dhe miratimin e Bujar Osmanit

Sipas Stoillkovskit po fshihen 4 milionë dollarë që i përkasin Maqedonisë dhe maqedonasve.

Ai njofton se banesa e Titos në Park Avenia në New York është shitur para një viti. Në procesin e sukcesionit, përkatësisht ndarjes së pasurisë së të 6 republikave nga ish-Jugosllavia, Republika e Maqedonisë, siç sqaroi ai, nga kjo shitje ka marrë 4 milionë dollarë amerikanë.


Ai thekson se 3.4 milionë dollarë tashmë janë transferuar në llogarinë e Misionit të Përhershëm të Maqedonisë në OKB vjeshtën e kaluar, ndërsa 600 mijë të tjerat pritet të kthehen në Maqedoni në çdo moment.

“Sipas informacioneve, ambasadori Ljubomir Frçkoski, përkundër disa udhëzimeve të MPJ-së, njëri në dhjetor dhe tjetri në qershor të këtij viti, për transferimin e parave në buxhetin e shtetit, refuzon ta bëjë këtë dhe i mban në llogarinë e Misionit”, tha Stoillkovski.

Nga atje i bëjnë thirrje ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanin që të japë dorëheqjen menjëherë dhe pa u menduar. Ai u bëri thirrje autoriteteve hetimore në vend që menjëherë të kërkojnë shpjegim pse nuk janë kthyer 4 milionë dollarë në Buxhetin e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Radoiçiqin e konsiderojmë kriminel dhe duhet të dalë para drejtësisë”, çështja e Asociacionit dhe kufiri i Kosovës – çfarë tha ambasadori amerikan Hovenier?

“Radoiçiqin e konsiderojmë kriminel dhe duhet të dalë para drejtësisë”, çështja e Asociacionit dhe kufiri i Kosovës – çfarë tha ambasadori amerikan Hovenier?

Lajme
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet

Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet

Lajme
Hovenier: E dimë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës

Hovenier: E dimë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës

Lajme
Hamza në Prizren: PDK-ja gjithmonë e gatshme për zgjedhje të reja

Hamza në Prizren: PDK-ja gjithmonë e gatshme për zgjedhje të reja

Lajme
Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm

Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm

Lajme
Hovenier: Veç një organ në planet mund ta vlerësojë draft-statutin e Asociacionit, ajo është Gjykata Kushtetuese

Hovenier: Veç një organ në planet mund ta vlerësojë draft-statutin e Asociacionit, ajo është Gjykata Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori