LAJMI I FUNDIT:

Carmen Electra shihet e shqetësuar dhe duke qarë në një nga daljet e saj të rralla në publik

Carmen Electra shihet e shqetësuar dhe duke qarë në një nga daljet e saj të rralla në publik

Carmen Electra u pa e shqetësuar në një pamje të fundit në Los Angeles.

PageSix siguroi foto ekskluzive dhe një video të modeles dhe aktores që rrallë shihet në publik e cila ishte e ulur në shkallët e shtëpisë së saj.

Ish-ylli i “Baywatch”, 51 vjeçe, dukej e acaruar teksa merrte frymë thellë dhe mbante duart lart në fytyrën e saj të shqetësuar dhe pa grim.


Foto: SplashNews

Në një moment, ajo shihet edhe duke fshirë lotët.

Electra ishte veshur thjeshtë , duke kombinuar një bluzë grafike “Guns N’ Roses” me pantallona sportiv ushtarak dhe atlete të zeza “Adidas”, ndërsa flokët e saj bionde ishin të lidhura në një topuz shumë të çrregullt.

Foto: SplashNews

Megjithatë, përfaqësuesi i saj këmbëngul se nuk ka “asgjë për t’u shqetësuar”, duke na thënë: “Duket sikur ajo kishte migrenë dhe është vërtet nxehtë jashtë. Dielli është në sytë e saj!”.

Ylli i “Scary Movie” ishte i martuar shkurtimisht me yllin e pensionuar të NBA-së, Dennis Rodman nga nëntori 1998 deri në prill 1999 dhe më pas me ish-kitaristin e “Red Hot Chili Peppers”, Dave Navarro nga nëntori 2003 deri në shkurt 2007.

Foto: SplashNews

Ajo nuk ka fëmijë dhe statusi aktual i jetës së saj të dashurisë nuk dihet.

Vajza e kopertinës së “Playboy” dukej e lumtur dhe e shëndetshme vetëm disa javë më parë, ndërsa u ribashkua me Jenny McCarthy për një fushatë të mrekullueshme të rrobave të banjës “Skims”. /Telegrafi/

Foto: SplashNews

Foto: SplashNews

Foto: Skims

Në trend Magazina

Më shumë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina
Kalo në kategori