LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë të lëduar nga aksidenti në Gllarevë

Gjashtë të lëduar nga aksidenti në Gllarevë

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në Gllarevë të Klinës, si pasojë gjashtë persona janë lënduar.

Në aksident ishin të përfshirë një autobus dhe një veturë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Klinë.


“Të lënduarit janë transportuar për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë”, tha Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe policia dhe po zhvillon hetimet lidhur me rastin.