LAJMI I FUNDIT:

Hyundai sjell rrota me fibër karboni në veturat modelit N

Hyundai sjell rrota me fibër karboni në veturat modelit N

Për aq kohë sa kanë ekzistuar, rrotat me fibër karboni kanë qenë një luks i paarritshëm për shumicën e neve.

Ato rrota të prodhuesve si Koenigsegg, vendoseshin në veturat e dedikuara për gara ose në hiperveturat e shtrenjta, dhe vetëm së fundmi kanë nisur të vendosen edhe tek vetura më të lira si Corvette Z06 apo si ajo në ardhje Mustang Dark Horse.

Tani, Dymag Wheels, ka njoftuar se ka arritur një bashkëpunim të ri nëpërmjet të cilit rrotat me fibër karboni do të vihen në dispozicion tek produktet e ardhshme të divizionit N të Hyundai, raporton caranddriver, përcjell Telegrafi.


Specifikimet zyrtare të prodhimit nuk janë bërë publike, ndërsa as Hyundai nuk ka dhënë një deklaratë se në cilat vetura do të jenë në dispozicion këto rrota potenciale me karbon-hibrid.

Megjithatë, një prototip rrote që përmban një skaj të jashtëm të përbërë nga fibri i karbonit me një pjesë qendrore prej metali të farkëtuar u shfaq së bashku me Hyundai Ioniq 5 N në Festivalin e Shpejtësisë Goodwood të këtij viti.

Është e veshtirë të thuhet se kur do fillojnë të shfaqen këto rrota në veturat Hyundai N, por duke konsideruar se një prototip i saj u shfaq së bashku me Ioniq 5 N, atëherë mund të thuhet se ky model mund të jetë një nga modelet e para të cilat do t’i kenë të vendosura rrotat prej fibrit të karbonit. /Telegrafi/