Në aktakuzat e ngritura për krime lufte, nuk po ndiqen penalisht përgjegjësit kryesorë që kanë dhënë urdhra. Kështu vlerëson Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, i cili shton se në shumicën e rasteve, së fundmi, janë të akuzuar nga një person e jo grupe.
Për më tepër, konsiderohet se nuk ka procese gjyqësore të mjaftueshme për krime lufte, për çka kërkohet se duhet të ketë punë më intensive.
Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se është e rëndësishme që të ndiqet i gjithë zinxhiri komandues për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë. Ajo kritikon Këshillin Prokurorial të Kosovës, që nuk ka arritur të shtojë numrin e prokurorëve specialë, ani pse është bërë një gjë e tillë nga MD.
Prokurorja speciale, Drita Hajdari thotë për KosovaPress se gjatë këtij viti kanë ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave.
Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj shprehet se nuk janë të kënaqur me ritmin e ndjekjes penale të përgjegjësve për krimet e luftës të kryera në Kosovë.
“Në raportet tona vjetore e përmendim zakonisht se nuk ka mjaftueshëm procese gjyqësore për krime lufte. Numri i viktimave, numri i krimeve të kryera gjatë luftës është jashtëzakonisht i madh, ndërsa nga ana tjetër kemi një numër shumë të limituar të lëndëve apo aktakuzave të reja. Këtë vit ka pak më shumë aktakuza, sepse kanë filluar edhe aktakuzat në mungesë të ngrihen, por nuk mund të jemi fare të kënaqur me tempon e ndjekjes penale të atyre që janë përgjegjës për krime lufte të kryera në Kosovë”, thotë Blakaj.
Në aktakuza janë të përfshirë, siç thotë Blakaj, më shumë individë e jo grupe që kanë kryer krime.
“Viteve të fundit kemi vërejtur që në shumicën e aktakuzave për krime lufte janë të akuzuar nga një person, jo si grupe. Ndërsa, krimet zakonisht janë kryer në grup, një grup më i madh i kryerësve ka kryer krime masive. Ndërsa, në aktakuza po i shohim individë, jo grupe. Dhe ata shumicën e rasteve janë jo përgjegjësit kryesorë që kanë kryer krime. Po janë pjesëmarrës dhe duhet të ndiqen penalisht dhe të gjykohen, por nuk po targetohen ata, të cilët janë më përgjegjës për krimet e kryera. Nuk janë personat që kanë organizuar apo kanë dhënë urdhra për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, por disa, të cilët e kanë ndihmuar krimin e kryer, por nuk janë përgjegjësit kryesorë”, shton ai.
Edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj shprehet se ka numër të madh të masakrave, për të cilat dihet se kush i ka kryer.
“Pavarësisht pozicionit, a është një pozicion i ultë apo pozicion i lartë, të gjithë ata që kanë kryer krime duhet të dënohen dhe duhet ta marrin dënimin e merituar. Sepse, ata kanë bërë krime, kanë vrarë, kanë masakruar, kanë dhunuar dhe me çdo rregull, me çdo ligj edhe të botës edhe me ligjet e luftës ata duhet të dënohen. Unë mendoj që ka fakte të shumta, njerëzit nuk duhet të hezitojnë. Të gjitha kategoritë, ata që kanë përjetuar masakrat, ata që i kanë humbur familjarët, ata që kanë parë diçka rreth këtyre masakrave dhe rreth këtyre vrasjeve duhet t’i denoncojnë dhe prokuroria të merret me këto raste”, thotë ajo.
E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thekson se është e rëndësishme që të ndiqet zinxhiri komandues, meqë kryerësit e veprave dihen me emër dhe mbiemër.
“Vlerësoj që është shumë e rëndësishme që të ndiqet zinxhiri komandues. Krimet në Kosovë i ka kryer Serbia, si shtet. Dhe dihen emrat dhe mbiemrat e përveçëm se kush kanë qenë në këto pozicione dhe duhet të adresohen. Një prej masakrave që po ashtu është bërë në Kosovës është Masakra e Dubravës. Shumë lehtësisht dihen emrat dhe mbiemrat e personave përgjegjës. Duhet të ndiqet zinxhiri komandues sepse është më e fuqishme dhe krahas zingjirit komandues të shqiptohen dënimet”, deklaron Haxhiu.
Ndjekja penale e kryerësve të krimeve në Kosovë, siç potencon Bekim Blakaj, ndryshon narracionin se çfarë në të vërtetë ka ndodhur gjatë luftës.
“Është me rëndësi që të hetohen të gjithë personat ndaj të cilëve ka prova, se mund të jenë të përfshirë në kryerjen e krimeve të luftës.
Mendoj që këto hetime do të duhej të ishin më intensive, të kishte më shumë aktakuza e sidomos të ketë aktakuza për krimet masive që kanë ndodhur gjatë luftës dhe të ketë gjykime apo ndjekja penale të strukturave që kanë kryer krimet. Pra, jo vetëm individët, por të gjithë ata që kanë bashkëpunuar apo që kanë qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale për kryerjen e krimeve në Kosovë. Sepse duke i ndjekur një nga një dhe jo përgjegjësit kryesorë, atëherë kam frikë se po ndryshohet pak edhe për gjeneratat e ardhshme narracioni që del prej ndjekjeve penale apo prej gjykimeve, mund ta ndryshojë pak fotografinë se çfarë ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë”, përfundon ai.
Në Kosovë, përgjegjësinë për hetimin e krimeve të luftës deri në vitin 2018 e ka pasur UNMIK, e pas pavarësisë, edhe misioni i EULEX-it. Tashmë kompetencat i kanë kaluar Prokurorisë Speciale. Gjatë luftës së fundit, janë vrarë e masakruar mbi 13 mijë civilë, janë dhunuar seksualisht rreth 20 mijë gra e burra. Ndërkaq, ende nuk dihet fati i mbi 1600 personave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fetai në takim me një delegacion nga OSBE: Mbështesim hetimet financiare për kthimin e pasurive të paligjshme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!