LAJMI I FUNDIT:

Tre të lënduar nga të shtënat në Roterdam të Holandës

Tre të lënduar nga të shtënat në Roterdam të Holandës

Tre persona janë plagosur nga të shtënat në një karnaval veror në Roterdam të Holandës.

Policia thotë se të plagosurit dhe personi i armatosur u dërguan në spital, por nuk dihet për gjendjen e tyre shëndetësore, transmeton Telegrafi.


Sipas deklaratës së policisë, oficerët kishin gjuajtur disa herë tek personi i armatosur.

Në të njëjtin event kishin ndodhur të shtëna edhe më herët gjatë ditës, deklaroi policia në një deklaratë të veçantë.

Autoritetet thanë se të shtënat ndodhën në Coolsingel – një rrugë qendrore në Roterdam. /Telegrafi/